Ish-ministri i Shëndetësisë: Nuk do të rriten rastet në Kosovë, shumica e qytetarëve e kanë pasur virusin
Autori: Gazeta inFokus
14:37 | 22 February 2021
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka folur për situatën epidemiologjike në Kosovë, duke theksuar se me kujdes të shtuar mund të tejkalohet kjo gjendje e rëndë.
Mes tjerash, ai tha se në disa vende të Evropës veçse ka filluar vaksinimi masiv kështu që situata po ndryshon edhe te ne.
Sipas Aganit nuk do të ketë rritje të numrit të rasteve me Covid-19, sepse shumica e popullatës veç e kanë kaluar këtë infeksion.
“Në vijimi do të kemi në gjendje e cila në masë të madhe do të varet edhe nga gjendja epidemiologjike në shtete në rajon dhe më gjerë. Por natyrisht se kjo situatë duhet me qenë subjekt i një vrojtimi të vazhdueshëm të institucioneve të vendit dhe përcjelljen sistematike. Përfundimisht me një kujdes të shtuar lidhur me atë se çka mund të ndodhë duke pasur parasysh se në Evropë kemi të ndryshme sepse në disa shtete evropiane ka filluar edhe vaksinimi masiv kështu që situata po ndryshon dhe te ne”.
“Duhet të jemi të vëmendshëm të përcjellim situatën sepse në masë të madhe varemi nga kjo gjendje në shtete evropiane duke marrë parasysh se afër 50% e popullatës gjendet jashtë. Besoj se nuk do të kemi rritje të numrit të rasteve duke marrë parasysh se një numër i mirë i qytetarëve të vendit e kanë kaluar këtë infeksion dhe kanë fituar një shkallë të imunitetit por nevojitet vëmendje e shtuar”.
Tutje, Agani shtoi se dy valët e deritanishme kanë treguar që me menaxhimin që është bërë vendi ka arritur që t’i përgjigjet në masë të duhur trajtimit klinik për shërbime spitalore, duke shtuar se edhe vala e tretë nuk do të jetë një befasi tjetër.
“Unë mendoj se këto dy valët e deritanishme kanë treguar që me menaxhimin që është bërë vendi ka arritur që ti përgjigjet në masë të duhur trajtimit klinik atyre që kanë pasur nevojë për shërbime spitalore dhe mendoj që edhe vala e tretë nuk duhet të jetë një befasi tjetër”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
“Mendoj se jemi më të përgatitur tash sesa kemi qenë dy herët e para duke lënë anash faktin që kemi një lodhje të stafit mjekësor të cilët janë duke u ballafaquar drejtpërdrejtë me virusin”, shtoi ai.
Të tjera
-
Covid-19: Izraeli po i kthehet jetës normale
Izraeli e ka vaksinuar shumicën e popullatës me dozën e parë anticovid qeveri...
-
Detaje të paditura nga vizita e Erdogan në Kosovë, “kishte sjell me vete kuzhinierin dhe vetëm stafi i tij ishte lejuar t’i shërbente në dhomën e hoteli”
Pacolli flet për vizitën e Erdogan. Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Se...
-
Rëndohet gjendja, spitalet e Kosovës mbushen me pacientë me COVID-19
Mbushen spitalet e Kosovës me pacientë me koronavirus. Nga rreth 500 pacie...
-
Mitrovicasja e bën krenare Kosovën, gradohet si shefe e hetimeve në policinë e Norvegjisë
Fadije Brahimi nga Mitrovica jeton në Norvegji. Ajo ka arritur suksese të ...
-
Pacolli tregon kur mund të vendoset taksa prej 10 eurove për hyrje në Prishtinë
Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka rikthyer temën e taksës...
-
Vendi që bëri bashkë Kurtin, Vjosa Osmanin, Dardan Molliqajn dhe djalin e Hashim Thaçit
Albin Kurti, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, e Saranda Bogujev...
-
Blendi Fevziu flet për marrdhënien me të bijën: Më merr telefonin dhe e hedh në kosh!
Gazetari Blendi Fevziu gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Fitstation...
-
Llajosh Drenica, la aktrimin për të vrarë shqiptarët
Dëshmitë se ish-aktori serb, Lajosh Balog, kreu krime ndaj shqiptarëve thonë ...
-
Plagosje në Kaçanik, Policia jep detaje
Është plagosur një person rreth orës 20:15 në fshatin Rekë të Kaçanikut, shkr...
-
Vogëlushja nga Prishtina i dhuron flokët për fëmijët me kancer
Altruizmi është diçka me të cilën lind, ndjenjë që me kalimin e viteve zhvill...
-
VV nesër në shesh për t’i dhënë mbështetje marshit “Marshojmë s’festojmë”
Këtë vit për 8 mars, aktivistët e Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” nën thirr...
-
Besarta Jashari me shkrim prekës
Vajza e heroit të kombit, Hamëz Jashari dhe e mbijetuara e betejës historike ...