Lajme

Ish-ministri i Shëndetësisë nga PDK thyen çdo rekomandim të Institutit në ndejën me puro, sharki e alkool

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 02 September 2020

Në kuvend, studio televizive e me konferenca të shpeshta, ish-ministri i Shëndetësisë nga PDK, Uran Ismaili jep kritika të mëdha për menaxhimin e pandemisë si për ish-ministrin Vitra ashtu edhe për ministrin aktual Zemaj.

Por, si duket vet Uran Ismaili nuk po i respekton asnjë rekomandim të Institutit për parandalimin e COVID-19, shkruan gazeta Infokus.

Kjo, jo veç duke rrezikuar vetën por edhe qytetarë të tjerë.

-Advertisement-

Ai bashkë me zyrtarin tjetër të PDK-së, Sami Lushtakun, kanë qenë pjesë e një ndeje në pjesën e Gollakut, ku nuk respektuan as distancë, maskë e duke u tubuar në ambient të mbyllur.

Kjo në një ndejë me alkool, sharki e cigare puro, shkruan gazeta Infokus.

Bile këto fotografi i ka shpërndarë për publikun vet Sami Lushtaku, duke thënë që bashkë me bashkëluftëtarë kujtuan të kaluarën e popullit.

“Sonte në Gollak, bashkë me një pjesë të bashkëluftëtarëve të kësaj ane. Është kënaqësi e madhe sa herë jemi së bashku, për të kujtuar të kaluarën e popullit tonë si dhe për të këmbyer idetë për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë sonë”, ka shkruar Lushtaku.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera