Ish-ministri i mbrojtjes në Serbi: Shpresoj që Radoiçiq të mbetet i gjallë, veç ai e di kush e urdhëroi dhe e pajisi për sulmin terrorist në veri
Autori: Gazeta inFokus
10:09 | 02 October 2023
Ish-kreu i Ministrisë së Mbrojtjes dhe anëtar i partisë “Srbija Centar”, Petar Boshkoviq, vlerëson për N1, me rastin e ngjarjeve të javës së kaluar në Banjska, ku në një sulm u vra një polic i Kosovës dhe katër terroristë. Sipatij tij, për atë që ndodhi, fajin e ka lidershipi shtetëror serb dhe këtë e vërteton fakti se ata heshtin.
“Nuk keni deklaratë nga MPB-ja, BIA, kryeministri nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Heshtja e tyre thotë se ata janë fajtorë për gjithë këtë dhe duhet të mbajnë pasojat. Ata janë fajtorë edhe nëse nuk e kanë ditur, janë fajtorë edhe nëse e kanë ditur, sepse si mund ta lejojnë këtë”, tregon Boshkoviq në Novi dan në TV N1.
“Në njërën anë keni amatorizëm të plotë, edhe pse pala kosovare pretendon se janë të trajnuar. Nëse do të trajnoheshin, do të kishin shumë më tepër konflikt. Në anën tjetër, ju keni pasur një transmetim të gjithçkaje, që do të thotë se policia e Kosovës dinte gjithçka”, tha ai.
Ai thotë gjithashtu se Evropa nuk dëshiron që skenari ukrainas të jetë edhe këtu, sepse do të zbehte Ukrainën, e cila do t’i përgjigjej Rusisë, e cila, siç vlerëson ai, ushqen dyshimin se në sulmin në Banjskë janë përfshirë edhe shërbimet ruse.
“Kur ke të bësh me krimin, kur ke Arkanin e shekullit të 21-të (Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq), si mendon se do ta kalosh, si mendon se do të mbështetesh tek ata dhe do ta kalosh”, – pyet Boshkoviq.
E në pyetjen se a pret të arrestohet dhe të përgjigjet nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili pranoi se kishte organizuar një grup të armatosur serb që kreu sulmin në Banjskë, Boshkoviq thotë se pret “vetëm që Radoiçiq të mbetet gjallë”.
“Për shkak se ne kemi nevojë për një njeri të tillë si dëshmitar, ai është i vetmi që duhet të na tregojë si, pse u bë, kush e urdhëroi, kush e pajisi. Ai është dëshmitari më i kërkuar tani. Shpresoj të mbetet i gjallë”, shprehet ai.
Vetëm NATO mund t’i mbrojë serbët në Kosovë
Ai thekson se serbët në Kosovë mund të mbrohen vetëm nga NATO.
“Kjo është një shuplakë e madhe për Serbinë. Ju keni humbur pozitat tuaja diplomatike, dhe ajo që po bëhet këtu është vetëm si ta nxjerrim Vuçiqin. EULEX-i i dinte të gjitha këto dhe i kontrollonte, sepse nëse nuk do të kishte, do të kishte shumë më shumë viktima, shqiptarët morën çfarë të bënin nga KFOR-i dhe në këmbim policia e tyre mori legjitimitet”, thotë ai në N1
Ai po ashtu thotë se Vuçiq ka bërë gjithçka për të arritur deri në këtë pikë dhe mendon se është e vështirë të dalësh nga kjo situatë.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...































