Ish-ministri i Mbrojtës: Duhet të rriten kapacitetet mbrojtëse dhe të përshpejtohen procedurat
Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 15 April 2022
“Procedurat për ngritjen e kapaciteteve në institucionet e sigurisë duhet të përshpejtohen”, kështu po thotë për Front Online, ish-ministri i mbrojtjes, Rrustem Berisha.
Ai thotë se që nga fillimi ka qenë pro themelimit të fondit për Ushtrinë e Kosovës.
E në rast të buxhetit për FSK-së, Berisha thotë se fazat e tranzicionit duhet të përshpejtohen.“Po unë çdo herë e kam theksuar që ne duhet patjetër duhet me i forcu institucionet e sigurisë, me theks të veçantë ushtrinë e Kosovës, edhe pikërisht e kam mbështetë edhe këtë fond me qëllim që t’i përshpejtojnë ato fazat e tranzicionit që janë faza 10 vjeçare e që duhet në një farë forme, në secilën fazë janë të parapara se çka duhet me u realizu, por nëse kemi buxhet më të shtuar, aty sigurisht që do t’i përshpejtojmë edhe do t’i rrisim kapacitetet tona, mbrojtëse edhe shumë më herët se sa fazat që janë gjithëpërfshirëse për institucionet”, tha ai për Front Online.
Megjithëse, institucionet e vendit po e mbajnë të “fshehtë” shumën që është mbledhur në fondin e sigurisë, dikush që e njeh këtë fushë po thotë se ka informacione se në këtë fond ka pasur mbështetje të madhe financiare.
Gjenerali Ramadan Qehaja tha për Front Online, se edhe pensionistët po kontribuojnë në këtë fond me qëllim të mbrojtjes së territorit të Republikës së Kosovës.
“Kam informacion jo zyrtar që njerëzit po paguajnë, bile edhe pensionistët kanë bërë pagesë prej dëshirës që ne të jemi të gatshëm ta mbrojmë territorin tonë. Ne nuk po përgatitemi për detyra sulmuese ofenzive sepse nuk e kemi atë qëllim , dhe nuk e kemi mundësinë për atë por për detyra vetëmbrojtëse janë njerëzit të interesuar”, tha ai.Ani pse nuk dihet ende se sa është fondi, Qehaja thotë se është një hap pozitiv drejt ngritjes së gatishmërisë luftarake të FSK-së.
Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë.Buxheti që ka ndarë Qeveria e Kosovës për FSK-në më 2022 kap vlerën e mbi 100 milionë eurove.
Që prej vitit 2018, FSK-ja është në proces të transformimit në ushtri. Ky proces është thënë se do të zgjasë dhjetë vjet.
Të tjera
-
Shpërthen goma e avionit, dy të vdẹkur në SHBA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Atlantës në SHBA, ku dy person...
-
“Një i lënduạr” – Policia jep detaje për gjuajtjen me ạrmë në qendër të Prishtinës
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e armatosur që ndod...
-
Arrestohet një 60 vjeçar si i dyshuar për plạgosjen që ndodhi sonte në Prishtinë
Një person raportohet se ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi në drejtim të ti...
-
Mefail Bajqinovci i bindur: Ura do të hapet, shefi i CIA-s nuk erdhi për urë
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, “garantoi” se nuk do të cënohet asnjë u...
-
Raportohet për gjuajtje me ạrmë zjạrri në Prishtinë, Policia bllokon një pjesë të rrugës
Para pak minutash dyshohet se ka ndodhur një gjuajtje me armë në Prishtinë. ...
-
Zyra e kryeministrit jep detaje për takimin e Kurtit me Admiralin Stuart Munsch
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Komandantin e Komandës...
-
Udhëheqësi suprem i Iranit, i hapur ndaj negociatave me SHBA për programin bërthamor
Udhëheqësi suprem i Iranit la të hapur të martën mundësinë e negociatave të r...
-
Ish-presidentja Jahjaga darkon me admiralin Munsch: E falënderova për kontributin e KFOR-it
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka darkuar sonte me admiralin Stua...
-
Begaj apel ambasadorëve dhe konsujve: Kosova duhet të mbështetet në çdo rrethanë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka bërë apel ambasadorëve dhe konsujv...
-
“Angazhimi im politik ka pasojë, rezultat dhe pikënisje luftën në Kosovë” – Rrëfimi i Dardan Molliqajt
Aktivisti dhe politikani Dardan Molliqaj, ka folur mbi fillet e angazhimit të...
-
Molliqaj: Kurti nuk e përjeton Kosovën, familjen dhe pronat i ka në Norvegji
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti...
-
Gashi: S’kemi menduar asnjëherë për hakmarrje ndaj UDB-ashve shqiptarë edhe pse s’u penduan kurrë
Ish i burgosuri politik, Ramadan Gashi, në “Debat Plus”, ka rrëfyer për tortu...