Lajme

Ish ministri i Brendshëm:S`do të jepja leje për parapërgatitje për protestë

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 13 May 2020

Ish Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e kaluar, Ekrem Mustafa, ka thënë se aksioni i djeshëm i shoqërisë civile për parapërgatitje për protestë nuk është i duhur.

“Po të isha ministër nuk do të jepja leje për atë”, është shprehur Mustafa, njofton Klan Kosova.

“Nuk është tash koha për të bërë ndonjë ndryshim. Politika nuk duhet të ndikojë në vendimet e marra për pandeminë”.

-Advertisement-

“Koha është të luftohet koronavirusi. Rastet prapë kanë filluar të rriten dhe unë jam në vijën e parë të frontit. Nuk kanë bërë mirë ata që kanë bërë atë organizim. Është kohë që të luftohet pandemia”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera