Ish-ministri i Brendshëm lë fajtore ministrinë për mungesë të materialit për dokumente
Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 17 November 2022
Pajisja me dokumente personale është telash me të cilin po ballafaqohen kosovarët.
Kryekëput përgjegjëse për këtë, ish-ministri i brendshëm, Ekrem Mustafa, e lë Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Problemi është pse ministria ka ndërprerë marrëveshjen duke mos llogaritur në sasinë e dokumenteve të prodhuara që ka pasë në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve Personale dhe mosplanifikimit të procedurave për tenderim sikurse dihet që këto procedura marrin kohë dhe mund të anulohen. Edhe afatet ligjore të ankesave ua pamundësojnë ritenderimin”, shprehet Mustafa.
“Faji pse MPB nuk ka dokumente personale për qytetarë është se ka qenë një planifikim i dështuar në kërkesën për prodhimin e dokumenteve personale. Ka qenë dashtë të porositet një sasi që do t’i plotësojë kërkesat e qytetarëve sepse Agjenconi i Regjistrit Civil e di saktë se sa qytetarëve iu skadojnë afatet edhe sipas vitit paraprak të merret mostra dhe të bëhet porosia pasi ka qenë e planifikuar ndërprerja e kontratës”.
Sipas Mustafës është dashur të porositet një sasi shtesë, ngase, siç nënvizon ai, nuk është planifikuar që të ndryshojë dizajni, as elementet e sigurisë.
Në anën tjetër, kur në pyetje është liberalizimi i vizave dhe dalja në Zonën Shengen, sipas ish-kreut të Punëve të Brendshme, ministria ka kohë mjaftueshëm që të jetë e gatshme për prodhim dokumentesh.
Kështu thonë edhe nga kjo ministri, ku kanë njoftuar se janë duke u bërë përpjekje maksimale që materiali i nevojshëm të sigurohet dhe qytetarët të furnizohen me to.
“Agjencioni për Regjistrimin Civil duke i menaxhuar me kujdes të shtuar sasitë në dispozicion. Kjo po bëhet përmes analizimit të rasteve të arsyetuara dhe dëshmuara me dokumentacion mbështetës duke i trajtuar si prioritet të lartë kategoritë shëndetësore, studentët, mërgatën dhe përfaqësimin shtetëror”, është thënë në njoftim.
“Momentalisht po përballemi me mungesë të lëndës së parë të prodhimit të dokumenteve si shkak i invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, porse me këtë problem nuk po përballet vetëm Republika e Kosovës por të gjitha shtetet që janë furnizuar në linjën dhe vendin e njëjtë me lëndën bazë të prodhimit të dokumentit”.
Të tjera
-
Mjekët në QKUK ia heqin 30 vjeçares gjilpërën nga fyti, i kishte depërtuar nëpër rrugët e frymëmarrjes
Nje 30 vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalish...
-
Vjosa Osmani i çon edhe një mesazh Kurtit dhe VV’së: Kadale se rezultati ishte i përbashkët, kur u bashkuam i bonëm 440 mijë vota
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë në një intervistë ka folur për sh...
-
Inteligjenca gjermane: Një njësit rus kreu sulme kiberbetike ndaj NATO-s
Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër n...
-
Pas Kosovës, Lajçak gjatë kësaj jave viziton Serbinë
Javën e kaluar, Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Ko...
-
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Musliu kritika Kurtit: Krijuam hapësirë që populli t’i varë shpresat tek një njëri i cili femiun e tij nuk do ta rrisë në vendin ku qeverisë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot me mëngjes ka adresuar kritika ndaj ...
-
Pesë raste të dhụnës në familje në 24 orë, dy të dyshuar në arrati
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orë. Në Lipjan një gr...
-
Mosvotimi i projektligjeve – VV fajëson disa deputetët e vetë
Gjatë muajit shtator pritet që Kuvendi i Kosovës t’i rikthehet punës në sesio...
-
Thẹret me thịkë një burrë në Deçan, i dyshuari ikë nga vendngjarja
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është therur me thikë dje në Deçan...
-
Plagoset një burrë me armë gjuetie në Vushtrri, dërgohet në QKUK
Një burrë është arrestuar në Sllakoc të Vushtrrisë, i cili dyshohet se plagos...
-
7 vjet nga votimi i Qeverisë Haradinaj
Sot mbushen shtatë vjet kur tashmë ish-legjislatura e gjashtë e Kuvendit të K...
-
Trajkoviq: Vuçiq nuk heq dorë lehtë nga strukturat mafioze si Radoiçiq e Veselinoviq, i shërbejnë projekteve të tij personale
Në një situatë ku po vijnë shantazhe nga të gjitha anët, strategji e presiden...