Ish-ministrat rrezikojnë deri në pesë vjet burg për “faljen e hidrocentraleve”
Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 10 April 2020
Në tetorin e vitit 2012, katër ministra të Qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga Hashim Thaçi, e kishin ngritur dorën, për të miratuar shitjen e Distribucionit dhe Furnizimit për 26.3 milionë euro.
Në këtë shitje të aseteve publike ishin kontrabanduar hidrocentrale të vogla dhe këta ish-ministra, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq do të thonin se nuk kanë pasur njohuri se janë aty.
Në listën e aseteve që i janë bartur konsorciumit “Calik & Limak” ishin “përvjedhur” katër hidrocentrale, me një kapacitet të instaluar prej 14 megavateve. Në to, gjatë viteve të fundit, janë investuar miliona euro, raporton koha. Kostoja e ndërtimit të një megavati shkon deri në 2 milionë euro.
Nuk dihet sa është vlera e tregut e hidrocentraleve, por nëse merret një mesatare e mjeteve të investuara në këto hidrocentrale dhe kostos së ndërtimit të hidrocentraleve të reja, del që kanë një vlerë rreth 20 milionë euro.
Falja e katër hidrocentraleve duket të jetë bërë në mënyrë të mistershme, duke i kontrabanduar gjatë procesit të privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit. Palët e përfshira ia hedhin fajin njëra-tjetrës për faljen e hidrocentraleve. Ministrat që kanë votuar për privatizimin e KEDS-it i kishin thënë “Kohës Ditore” se nuk kanë qenë të informuar se janë duke i shitur edhe hidrocentralet së bashku me rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Kjo gjë mohohet kategorikisht nga KEK-u, të cilët e bëjnë përgjegjës Ministrinë e atëhershme të Zhvillimit Ekonomik, e cila i ka pasur të gjitha informatat si bartëse e procesit të privatizimit. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka pasur dy këshilltarë të transaksionit, të cilët kanë qenë përgjegjës së bashku me njësinë e privatizimit për të gjitha çështjet e privatizimit. Deloitte dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) e kanë këshilluar Qeverinë për këtë transaksion që nga fillimi i procesit.
Të premten, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 19 personave për këtë rast, të njohur si falja e hidrocentraleve. Aty përfshihen edhe katër ish-ministrat, të akuzuar për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Kjo vepër penale i takon kapitullit të veprave penale të korrupsionit. Gjykimi eventual i këtij rasti do të bëhej sipas Kodit Penal që është shfuqizuar para disa muajsh. Një gjë e tillë ndodh për shkak që të akuzuarit që akuzohen për ndonjë vepër penale në kohën kur ka qenë në fuqi ndonjë bazë ligjore më e favorshme e përdorin atë. Kjo vepër, sipas Kodit Penal të vjetër, është e dënueshme pesë vjet.
Pas ngritjes së aktakuzës, Gjykata Themelore në Prishtinë duhet të gjykojë këtë rast, të nxjerrë aktgjykim e pastaj Gjykata e Apelit ta shqyrtojë këtë aktgjykim. E gjithë kjo duhet të zhvillohet për rreth 2 vjet nëse aktakuza ngrihet brenda afatit ligjor. Gjykata Themelore në Prishtinë është e “dëshmuar” për zvarritje në gjykimet e rasteve të korrupsionit. Një nga rastet e gjykimeve, që është përfunduar për vetëm disa seanca, është gjykimi në rastin “Pronto”. Aktakuza është ngritur më 6 prill të vitit 2018, ndërsa aktgjykimi i shkallës së parë do të shpallet më 3 janar 2020. Në 99 për qind të rasteve aktgjykimi i shkallës së parë ankimohet në Gjykatën e Apelit. Në shumicën e rasteve të rasteve të korrupsionit, Gjykatës së Apelit i duhet rreth një vit kohë pas aktgjykimit të shkallës se parë që të marrë vendim.
Të tjera
-
Hovenier: Jam i shqetësuar me ndalimin e zëvendësdrejtorit të policisë Jankoviq nga Serbia
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar...
-
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë
Edhe pse gjysma e prillit ishte jashtëzakonisht e ngrohtë, temperaturat janë ...
-
Haradinaj: Institucionet shtetërore të japin ultimatum të prerë për lirimin e Jankoviqit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka qenë inert reagimi i Kosov...
-
Borrell paralajmëron lúftë të gjerë në Lindjen e Mesme
Takimi i ministrave të jashtëm të G7-ës ka filluar të enjten me diskutimet e ...
-
Qeveria miraton Projektligjin për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermierë, kirurgë, veterinerë, farmacistë dhe mami
Qeveria ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen ...
-
Hovenier i shkon në zyrë presidentes Osmani pas zhvillimeve të djeshme në kufijtë serb
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka shkuar këtë të enjte në...
-
Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka kërkuar Serbisë shtensioni...
-
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, k...
-
Përfundon takimi i Lajçakut me Petkoviqin
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe S...
-
Haradinaj uron kadetët që iu bashkuan sot Policisë së Kosovës: Rrugëtim të mbarë dhe suksese në karrierë
Sot kanë diplomuar 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Ata i ka uruar kryet...
-
Përparim Rama dhuron gjak me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhuruar gjak, me rastin e...
-
Detajet e fundit: 10 policë të Kosovës përfshirë zv. drejtorin po mbahen ende në Rashkë
Janë bërë tashmë më shumë se 24 orë prej kur autoritetet serbe ndaluan në kuf...