Ish-milanisti bën gafën e vitit, harron fanellën me të cilën luan
Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 10 December 2019
Jo vetëm spektakël, gola dhe emocion. Ndonjëherë futbolli shkakton dhe shumë episode komike dhe i radhës na vjen nga Ligue 1 në Francë, më saktë në ndeshjen Monaco-Amiens.
Në minutën e 82-të të takimit, gjyqtari i katërt ngriti tabelën që sinjalizonte që numri 14-të i ekipit të Monacos duhet të linte fushën dhe të zëvendësohej me numrin 22.
Në fushë u pa reagimi i ish-milanistit Bakayoko, i cili filloi të përshëndeste dhe të duartrokiste tifozët, duke u drejtuar drejt vijës anësore për tu ndërruar.
Kur u kujtua që në fanellën e tij mban numrin 6-të dhe jo 14, numër që e ka mbajtur edhe në të kaluarën kur mbronte ngjyrat e Monacos, por edhe kur luante për Chelsean dhe Milan, shpërtheu në të qeshura.
Më pas ai përshëndet Keita Balden, pikërisht atë që duhej të linte fushën për t’i bërë vend numrit 16 Jean-Kévin Augustin.
Pamjet u bënë menjëherë virale dhe kanë shkaktuar shumë të qeshura në rrjet. Ndër to edhe miku i tij i ekipit Ces Fabregas, i cili shkruan: “Vetëm Baka mund të bënte një gjë të tillë. Nuk po ndalem së qeshuri, të dua vëlla!”
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i protagonistit të kësaj ngjarje Bakayoko, i cili ka replikuar me tre “emoji” (që përshkruan të qeshurën me lot), e më pas duke shkruar me humor: “Ma riktheni numrin tim 14, ju lutem!”.
Quand tu as porté le numéro 1⃣4⃣ un peu trop longtemps dans ta carrière 😁😅
W/ @TimoeB08 👏 pic.twitter.com/XtJ60SiplG
— AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) December 8, 2019
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...