Lajme

Ish-luftëtari i UÇK: Kush e sulmoi Xharrën, më ka sulmuar edhe mua

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 13 May 2017

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ukë Lushi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook për sulmin kundër Arbana Xharrës, ku ka thënë se “kush e ka sulmuar zonjën Arbana Xharra më ka sulmuar edhe mua dhe çdo njeri që e do lirinë dhe demokracinë”.

Ukë Lushi, ish-luftëtar i UÇK’së, tash në Brigadën Atlantiku nga Amerikan, ka thënë se sulmi ndaj Arbanës është akt qyqar dhe duhet të marrë goditjen më të pamëshirshme të ligjit, shtetit dhe shoqërisë.

“Dhuna nuk është përgjigje ndaj mospajtimeve dhe tregon mbi të gjitha poshtërsi!”, ka shkruar Lushi.

-Advertisement-

Statusi i plotë:

Kush e ka sulmuar sonte zonjën Arbana Xharra më ka sulmuar mua dhe çdo njeri që e do lirinë dhe demokracinë e shqipëtarëve. Kushdo që është me sulmuesit apo sulmues është kriminel dhe duhet të marrë goditjen më të pamëshirshme të ligjit, shtetit dhe shoqërisë. Ky akt qyqar kundër Arbana Xharrës nuk guxon të na luhasë nga përcaktimi që liria e zgjedhjes dhe mendimit të jenë absolutisht të paprekshme për secilin njeri. Dhuna nuk është përgjigje ndaj mospajtimeve dhe tregon mbi të gjitha poshtërsi. Turp! Shtet vepro, e mos lejo kriminelët të na cenojnë!”, ka shkruar Lushi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera