Lajme

Ish-luftëtari i UÇK-së kandidat nga AAK-ja për Asamble në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 22 June 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për Asamblenë në Kryeqytet, Bahri Gashin.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në garë për Asamblenë Komunale të Prishtinës do të jetë edhe Bahri Gashi – Bafta njëri ndër aktivistët më të devotshëm të Aleancës ndër vite, aktualisht Nënkryetar i Degës së Prishtinës. Bahriu, njihet për kontributin e tij ndër vite si aktivist i LKÇK-së që nga mosha e hershme dhe luftëtar i dalluar i UÇK-së në luftën për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Njoftimin per kandidaturën e Bahri Gashit për Asambleist ne Komunën e Prishtines dhe kandidaturën e Daut Haradinajt për të parin e Kryeqytetit e ka mirëpritur edhe ish-deputetja e Kuvendit te Kosovës, Shqipe Pantina e cila ka komentuar në statusin e Haradinajt.

“Urime juve dhe Baftes”, ka shkruar Pantina.

Të tjera