Ish-kryetari i OVL-UÇK kandidat për deputet (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 22 May 2017
Ish-kryetari i OVL-UÇK, Muharrem Xhemajli pritet që të jetë kandidat nga radhët e PDK-së për ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ka qenë Dega e Drenasit e cila ia ka besuar këtë post për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 qershor.
“Çdo herë do të jem në shërbim të qytetarëve ashtu siç isha dje në luftë edhe sot me Fillimin e Ri. Duke ditur që përfaqësimi nuk është privilegj por obligim dhe detyrim ndaj jush, ju ftoj për mbështetjen tuaj në rrugën për FillimineRi”, ka thënë ai
E kjo nuk është hera e parë që ai ishte në listat e deputetëve.
Edhe në zgjdhdjet e kaluara, Xhamajli ishte pjesë e listës së PDK’së.
Ai në vitin 2014 kishte marrë 4,538 vota.
Muharrem Xhemajli, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), i cili nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për deputet. Pas humbjes ai nuk u kthye më në krye të kësaj organizate, të cilën e ka drejtuar për më shumë se pesë vjet.
“Pavarësisht se nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Muharrem Xhemajli është ndarë i kënaqur me rezultatin që ka arritur në zgjedhjet e 8 qershorit. “Nuk janë pak mbi 6 mijë vota, sidomos me një buxhet shumë të vogël për të bërë fushatë dhe për të dalë në terren. I falënderoj të gjithë ata që me kanë votuar dhe përkrahur në këto zgjedhje. Realisht për mua ky rezultat është i mirë, sepse mbi 6 mijë vota nuk janë pak për një kandidat i cili për një kohë shumë të shkurtër angazhohet në jetën politike. Ju e dini se sa kam qenë pjesë e OVLUÇK-së, shpeshherë edhe i kam kritikuar institucionet e vendit, edhe qeverinë që është udhëhequr nga PDK-ja. Të gjitha ato kritika janë bërë për të mirën e vendit. Aspak nuk jam i dëshpëruar për rezultatin që kam arritur në zgjedhje”, pati thënë Xhemajli.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...