Lajme

Ish-kryetari i Leposaviqit: EULEX-i dhe ROSU po e armatosin policinë me snajperë

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 26 December 2022

Ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, ka thënë se nata ka kaluar e qetë në barrikadat në këtë komunë, në Leshak dhe Sllatinë të Ibrit, ndërsa për të shtënat që janë dëgjuar mbrëmë në Zubin Potok, ka thënë se “nuk është e vërtetë” se është sulmuar misioni i KFOR-it.

“Pas incidentit në territorin e komunës së Zubin Potokut, tensionet u rritën edhe në territorin e komunës së Leposaviqit. Megjithatë, populli është i vendosur të qëndrojë në këtë luftë dhe është i vendosur të luftojë për një të ardhme të sigurt në këto zona”, ka thënë Todiq për televizionin serb të afërt me pushtetin “TV Pink”.

Ai ka thënë se “edhe pse flitej se EULEX-i dhe KFOR-i do të dorëzojnë ushqime dhe produkte higjienike për pjesëtarët e Policisë së Kosovës që ndodhen në stacionin në Leposaviq, dy ditë më parë në krye të kolonës ka qenë një veturë e EULEX-it që ka arritur në stacion, por që pas tyre ishin pjesëtarë të njësisë speciale ROSU me armë të gjata”.

-Advertisement-

“Është shqetësuese që në stacionin policor janë futur armë, gjegjësisht snajper dhe kjo tregon qartë synimet e qeverisë nga Prishtina. Gjithçka për të cilën kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë tani po realizohet”, pretendon Todiq.

Ai ka thënë se në këtë momentin kyç përcaktimi i shtetit të Serbisë është që të mos lejojë dhunë ndaj popullit serb në Kosovë”.

“U krijua uniteti, i cili ishte shumë i nevojshëm. Ne nuk kemi çfarë të kërkojmë në institucionet e Kosovës kur nga ata marrim vetëm dhunë. Kësaj radhe nuk ka lëshime, kjo për ne është Serbi, populli nuk dëshiron të jetojë në një Kosovë të pavarur”, ka pretenduar Todiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera