Lajme

Ish-kryetari i Kamenicës kërkon që Policia e Kosovës të patrullojë vazhdimisht në Karaçevë

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 12 August 2020

Ish-kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, i ka quajtur simbolike lëvizjet e Policisë së Kosovës në Karaçevë, pak ditë pasi aty u panë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe. Ai ka kërkuar që të ketë më shumë policë të Kosovës e patrullimet të jenë të shpeshta.

Surdulli shton se Policia e Kosovës kanë dalë vetëm dy herë pas atij rasti. Sipas tij, “kanë bërë një patrullim në mënyrë simbolike për t’u parë prezenca e tyre nga qytetarët e Karaçevës”.

“Përndryshe, ne sot patëm protestë, aty nuk u pa uniforma e Policisë së Kosovës, ndërsa protesta u zhvillua në territor të Kosovës”, ka thënë ai në KTV.

-Advertisement-

Surdulli po kërkon që Policia e Kosovës të jetë vazhdimisht e pranishme në vijën kufitare me Serbinë.

“Është e natyrshme që të kthehet PK-ja dhe të ketë qasje të papengueshme në Karaçevë. Momentalisht, siguria e qytetarëve të Karaçevës është e përqëndruar në dy policë që punojnë në një zyre”, ka vazhduar Surdulli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera