Lajme

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX’it kërkon të raportojë për shkeljet që i ka bërë misioni evropian

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 25 November 2020

Ish-kryetari asamblesë së  gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka kërkuar të raportoj për shkeljet që i ka bërë EULEX.

Katër vite më parë Boris Johnson kishte vizituar Kosovën.

Kryeministri aktual i Britanisë së Madhe, atë botë sekretar për punë të jashtme, ishte prit nga i gjithë spektri politik në vend.

-Advertisement-

Johnson u kishte kërkuar institucioneve  të  Kosovës që të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale.

Por, siç duket se Jonson kishte krejt bindje tjetër për Gjykatën Speciale. Kështu të paktën aludon ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it Malcolm Simmons.

Malcom Simons, këtë deklarim e ka bërë në një letër të dërguar në Komisionin për Legjislacion më 16 korrik të këtij viti.

Aty ai ka kërkuara që të raportoj në lidhje me shkeljet që sipas tij ka bërë misioni i Eulex në Kosovë.

Simons shprehet i gatshëm që të dëshmoj në disa shkelje ku ndër tjera përmend, ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve të mbrojtur, përpjekje për të manipuluar trupat gjykues, përpjekje për të ndërhyrë në gjykime, fshehje e provave, manipulim i provave, përpjekje për të penguar hetime e disa shkelje të tjera.

Kjo letër u bë pjesë e diskutimit edhe në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, komision ky ku ishte dërguar edhe letra.

Fajin për mospublikim e kësaj letre në komision, kryetari i komisionit e hodhi tek administrata e Kuvendit.

Por, ky arsyetim nuk e bindi, anëtaren e komisionit, Donika Kadaj – Bujupi.

Kjo hodhi një numër të madh akuzash në drejtim të Shkëmb Manajt.

Malcolm Simmons, edhe në të kaluarën kishte deklaruar se kishte denoncuar disa raste të korrupsionit të misionit të EULEX-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera