Lajme

Ish-kryetari i Gjilanit e quan Lutfi Hazirin “Pablo Escobari i vogël”

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 21 October 2021

Ish-kryetari i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa ka reaguar pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, ku ndër 21 komunat që shkuan në balotazh është edhe komuna e Gjilanit.

Mustafa përmes një postimi ka thënë se nuk i beson ‘Pablo Escobarit” të vogël të Gjilanit dhe Klanit të tij kriminal, shkruan Gazeta Infokus.

“E dij që vazhdimi i qeverisjes me Lutfi Hazirin dhe me LDK-në është katastrofik për Gjilanin. Thjeshtë, vazhdimi me këta njerëz është përcaktim për me e fundosë komunën e me vazhdue me e pasurue dhe me ia zgjatë jetën Lutfi Hazirit me rrethin e tij kriminal. Populli i Gjilanit ka sens më të hollë se sa thirrjet e do përfituesve të rastit e të çastit për me e përkrahë Lutfi Hazirin dhe bandën e tij”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ndër të tjera ish-zyrtari i PDK-së ka thënë që të mos përkrahet e keqja dhe e shëmtuara.

“Ndonjërit që nuk e ka përkrahë deri dje sepse “kinse” e kishte partinë e tij në garë dhe që ia ka nisë me e
përkrah sot mundet edhe me i ra mirë por kjo ka me ndodhë krejtë rastësisht. Edhe Pablo Escobarin e Kolumbisë e kanë dashtë disa mijëra njerëz të Kolumbisë sepse fëlliqitë dhe megakrimin e tij është mundue me e kamuflue me aspekte “humanitare” për shtresat e shtrira përtokë. Por, Pablo nuk ka arritur kurrë ta mashtrojë as popullin kolumbian e aq më pak Amerikën e cila ia përcaktoi fundin. Dhe fundin e tij tragjikomik e kemi të gjithë të njohur”, ka shkruar Mustafa. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera