Ish-kryesindikalisti: Minatorëve të Trepçës nuk po u dalin pagat, shefat nuk po japin sqarime
Autori: Gazeta inFokus
07:14 | 11 August 2023
Minatorët e Trepçës dje kanë bojkotuar punën për shkak se nuk i kanë marrë pagat e muajit të kaluar.
Kjo nuk është hera e parë që për një kohë të shkurtër minatorëve të Mitrovicës nuk u ekzekutohen pagat. Për të njëjtën çështje, ata hynë në grevë edhe në fillim të korrikut.
Për grevat e shpeshta që ata bëjnë, foli Gani Osmani, që është ish-kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës.
Ai tha se mendon që e gjithë kjo është për shkak të keq-menaxhimit.
“Pagat nuk bëhen dhe na thonë ‘jo s’kemi para’ dhe nuk u japin shpresa minatorëve që do të dalin pagat. Atë ditë që minatorët e ndalin punën, vjen ndonjë menaxher ose drejtor dhe thotë ‘hyni në punë se pagat do të dalin sot’”, deklaroi Osmani.
Ai tutje shtoi se nuk e di se pse nuk po i lëshojnë pagat e të mos presin që fillimisht minatorët ta bojkotojnë punën.
“Pse nuk vijnë dhe të japin ndonjë sqarim e të thonë ‘o burra nuk ka pagë deri në këtë datë, jemi keq me mjete’. Por përkundrazi, asnjë informacion nuk po u jepet minatorëve”, u shpreh ish-kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani për Klan Kosova.

T� tjera
-
Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth dy kilogramëve heroinë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dy...
-
IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat bien gjatë fundjavës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten e kësaj jave ...
-
Aprovohet kërkesa e “Trepçës”, Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicë të Veriut
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” pë...
-
Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë...
-
Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...































