Lajme

Ish-kryeministri shqiptar me status emocional për Xhevë e Fehmi Lladrovcin

Autori: Islam Morina 21:21 | 22 September 2022

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, i cili gëzon simpatinë e madhe të shqiptarëve të Kosovës, me anë të një statusi tejet emocional, ka kujtuar heronjtë e Kosovës Xhevë e Fehmi Lladrovci, në përvjetorin e tyre të rënies, shkruan Gazeta Infokus.

Ish-kryeministri Majko ka thënë se ata rënia e tyre i ndau nga jeta për t’i bashkuar përjetësia e kujtimit për ta.
Ai ka lartësuar e vlerësuar deri në piedestal veprën dhe sakrificën e tyre për liri duke thënë se “kjo është dita kur vdekja duket jetë”.

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, sot kanë përvjetorin e ditës që i ndau nga jeta dhe i bashkoi përjetësia e kujtimit.
Ata ranë në krah të njëri tjetrit, në Kosovë, sepse e kundërta nuk kishte kuptim.
Heroizmi i tyre është lartësim i Luftës për liri!…Kjo është dita kur vdekja të duket jetë! Lavdi Dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko.

-Advertisement-

Kujtojmë se Pandeli Mjako ishte kryeministër i Shqipërisë gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe mbahet mend thënia e tij se çdo derë shqiptari është e hapur për vëllezërit kosovarë, ngase shqiptarët nuk kanë vëllezër e motra për të humbur. Shqipëria aso kohe kishte pranuar e strehuar afro një milion kosovarë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera