Lajme

Ish-kryeministri Mustafa: Vetëmenaxhimi është më shumë sesa Asociacion

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 22 May 2023

Ish-kryeminsitri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratën e kryeministrit aktual të vendit, Albin Kurti se “Zajednica është e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”.

Mustafa ka thënë se Kurti po themelon diçka edhe më të keqe sesa ai Asociacion i paraparë në marrëveshjen e 2013-tës.

Sipas tij, vetëmenaxhimi është më shumë sesa Asociacion.

-Advertisement-

“Nuk do të doja por frikësohem që Kurti po themelon diçka edhe më të keqe sesa ai Asociacion që është paraparë në marrëveshjen e vitit 2013, sepse kjo me vetëmenaxhim është më shumë se sa Asociacion”, ka thënë Mustafa.

Ai tutje ka hedhur poshtë kritikat se Asociacioni është prodhim i tij dhe i Hashim Thaçit duke thënë se  “janë të pavërteta”

“Për arsye se as Thaçi as unë nuk e kemi dialoguar çështjen e Asociacionit por për një gjë të tillë na ka obliguar Rezoluta e Kombeve të Bashkuara pas opinionit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Pasi ka dalur ky opinion atëherë BE-ja ka kërkuar që të bëhet në Rezolutë që i obligon Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë me dialogun për çështjet që kanë mbetur dhe mbi këtë bazë është hapur ky dialog që po zhvillohet sot sepse askush nuk e ka pasur mendjen të bëjë dialog dhe ka ardhur deri te ajo që në vitin 2013 është dhënë një zgjidhje si Asociacioni, është ratifikuar me ligj dhe ajo që sot po kërkohet nga Kurti është kërkuar nga unë në vitin 2015”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Ndërkaq mohon të ketë pasur një komunikim me Kurtin prej se ka marrë detyrën e kryeministrit të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera