Ish-kryeministri: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme
Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 27 September 2024
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në qeverinë e ardhshme, Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit.
Hoti që është nënshkrues i Marrëveshjes së Washingtonit, tha se krejt kjo do të bëhet për të nisur investimet në energjetikë, autostrada e hekurudha.
“Në qeverinë e ardhshme, Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit për të nisur investimet në energjetikë, autostrada e hekurudha.”, ka shkruar Hoti.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.
Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Këto ishin pikat e marrëveshjes:
Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.
Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.
Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:
-Autostradën e paqes
-Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare
-Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë
-Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
-Projekte shtesë dypalëshe
-Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.
Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare.
Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.
Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.
Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të pëërdorimit të përbashkët të
Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.
Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.
Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.
Të dyja palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve ajrorë, ndarjen e informacioneve midis njëra-tjetrës dhe brenda kornizës së përgjithshme të bashkëpunimit me SHBA-në në Ballkan, dhe do të angazhohen për përditësime teknologjike, për të luftuar aktivitetet keqdashëse, duke zbatuar dhe operacionalizuar sistemet e siguruara nga SHBA-ja, për kontroll dhe informacion, përfshirë: PISCES, APIS, ATS-G dhe SRTP.
Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.
Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.
Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë.
Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre.
Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.
Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin.
Të tjera
-
Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Presidenti ishte në gjendje të mirë!
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zhvilluar vizitë në Dhomat e Specializu...
-
Haradinaj në New York, merr titullin anëtar nderi i përjetshëm i Federatës ‘VATRA’
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, u nderua me titullin “Anëtar Nderi” i pë...
-
Nesër mbahet testimi për ushtarët e rinj të Kosovës, detajet që duhet të kihen parasysh
Nga nesër do të nisë testimi për kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtar...
-
Bajrami, Muratit: Manipulanti jeni ju, 440 mijë gra e 237 mijë burra janë jashtë tregut të punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i reagoi Minsistr...
-
Qeveria s’ka dilema për përfitimin e milionave nga Plani i Rritjes, BE-ja thotë se varet nga progresi në dialog
Qeveria e Kosovës nuk parasheh pengesa në përfitimin e pagesës së parë nga Ba...
-
Murati: Raporti i Bankës Botërore u keqcitua, me ne gati dyfish më shumë vende pune sesa në qeveritë tjera prej 2012
Ministri i Financave, Hekuran Murati pretendon se raporti i fundit i Bankës B...
-
Pesë kosovarë në burgjet e Serbisë, për dy prej tyre Kosova s’ka marrë konfirmim nga shteti serb
Pesë kosovarë në burgjet e Serbisë, për dy prej tyre Kosova s’ka marrë konfir...
-
Haradinaj takon Torres, kërkon që anëtarësimi i Kosovës në NATO të shtrohet në Kongresin Amerikan
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të A...
-
Avokatët për përgjimet e Mihalit dhe Kusarit: S’ka pengesë ligjore që prokuroria ta intervistojë Kurtin
Së paku dy avokatë po konsiderojnë se në aspektin procedural nuk ka asnjë pen...
-
SKANDALOZE: “Këta janë tu bo hajni”, bashkë-themeluesi i LVV-së, tregon si qendra dispecerike evropiane në Laufenburg e kanë lajmëruar për keqpërdorimet që është duke i bërë VV-ja në sektorin e energjisë
Bashkëthemeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Aliu, ka treguar rastin se si...
-
Arrestohet një person në Dragash, në gjendje të dehur rrahụ gruan e tij
Është arrestuar një person në Dragash, pasi i njëjti dyshohet se në gjend...
-
Çfarë mesazhesh po dërgon Osmani? Publikon foto nga ambasada e SHBA’së në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi nga ambientet...