Ish-kryeministri Hoti e kritikon Qeverinë Kurti se po e mban peng Ligjin e pagave
Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 10 December 2021
Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për Ligjin e pagave dhe për shqetësimet e sindikatave, shkruan Gazeta Infokus.
Hoti ka thënë se ky ligj është pothuajse i gatshëm nga qeveria paraprake, por edhe pas 9 muajve ende nuk është sjellë në Kuvend.
“Po bëhen 9 muaj dhe ende Ligji i pagave në sektorin publik nuk është sjellë në Kuvend. Ky ligj ka qenë pothuajse i gatshëm në qeverinë paraprake, ku janë adresuar vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese. Ne do ta diskutojmë me shumë kujdes amendamentin për ndarjen e mjeteve për paga ”, ka shkruar Hoti.
Deputeti i LDK-së shtoi se deputetë të opozitës me të drejtë marrin nisma për ndarje të buxhetit për paga.
“Me këtë vonesë të procedimit në Kuvend të ligjit për paga në sektorin publik dhe mosinteresim të qeverisë për të adresuar shqetësimet e sindikatave, me të drejtë deputetë të opozitës marrin nisma për ndarje të buxhetit për paga”, ka shkruar Hoti.
Hoti gjithashtu tha se qeveria në vend të dialogut social me sindikata për të gjetur një zgjidhje, po shohim konfrontime qeveri-sindikata.
Është obligim shtetëror që sindikatat të jenë pjesë substanciale e konsultimeve për ligjin e pagave, si dhe për shumë ligje dhe vendime të tjera shtetërore. Në vend të dialogut social me sindikata për të gjetur të përballueshme për buxhetin dhe që do të ishte e pranueshme për të gjithë, ne po shohim konfrontime qeveri-sindikata dhe tendencë për ndërhyrje të qeverisë në pavarësinë e organizimit sindikal në Kosovë. Kjo sjellje është e papranueshme”, ka shkruar Hoti.
Kujtojmë se Kuvendi në seancën që do të mbahet më 22 dhjetor, do ta votojë buxheti për vitin 2022./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...