Ish-kryeministri britanik Boris Johnson: Ja pse nuk duhet pasur frikë nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë
Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 26 February 2024
Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka bërë një deklaratë mbështetëse për ish-presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Ai deklaroi se asnjë amerikan, dhe jo vetëm, nuk duhet të frikësohet nga rikthimi i Trump.
“Unë nuk jam aq pesimist sa disa njerëz për këtë. Nuk mendoj se asnjë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të lejojë (Vladimir) Putinin të fitojë në Ukrainë. Thjesht nuk e kuptoj se si është e mundur”, tha Johnson.
Ai theksoi se Trump ishte presidenti i parë amerikan që i dha Ukrainës armë serioze, “Javelin MANPADS”, të cilat u dëshmuan të ishin shumë të rëndësishme në betejën për Kievin.
Johnson kujtoi gjithashtu se Trump kishte kryer dëbimin më të madh të diplomatëve rusë.
“60 diplomatë rusë që ai dëboi, ishin shumë më tepër nga sa prisnim. Pra, ajo që po them është: politika e brendshme amerikane është e ndërlikuar.
Në prag të zgjedhjeve, do të ketë shumë njerëz që thonë të gjitha llojet e gjërave.
Por kur bëhet fjalë për këtë rast, në thelb interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në mbështetjen e Ukrainës, në mbështetjen e demokracisë, në parandalimin e agresionit.
Kjo për të gjitha llojet e arsyeve. Por unë mendoj se interesat e Donald Trump janë që të mos duket se mund të mposhtet nga Putini”, pohoi ai.Ish-kryeministri britanik bëri një vizitë tjetër në Kiev më 24 shkurt, duke shkruar se “në këtë përvjetor të dytë të zymtë të pushtimit të Putinit, jam i nderuar që jam këtu në Ukrainë”.
Kujtojmë se Johnson ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar në fillimin e pushtimit të plotë nga Rusia më 24 shkurt 2022.
Të tjera
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...