Fokus

Ish-kryemafiozi John Alite me mesazh për shqiptarët: Qëndroni brenda, respektoni vetën e rrethin tuaj

Autori: Halil Berisha 10:52 | 30 March 2020

Ish-kryemafiozi shqiptar në ShBA, John Alite, përmes gazetës inFokus, ka dërguar mesazh tek të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Alite, i cili një kohë të gjatë të jetës së tij e kaloi në burgje të ndryshme, madje edhe në ato që konsiderohen si prej më të rrezikshmëve në botë, në Brazil, nëpërmjet një video, iu lutet qytetarëve që të qëndrojnë brenda, pasi thotë që kjo nuk është edhe shumë e vështirë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Përshëndetje, mirëmëngjes të gjithëve.

Shumë njerëz më kërkuan që të flas në lidhje me virusin e ri dhe sipas mendimit tim, njerëzit në pozitën time, të cilët kanë qenë në burg dhe të cilët janë mësuar në atë mënyrë të të jetuarit, 30, 60 apo 90 ditë në karantinë nuk është ndonjë punë e madhe, posaçërisht nëse je në shtëpinë tënde, me gjërat tua, njerëzit që ishin sikur unë, në të kaluarën e tash, janë në burg me vite, dhe janë mbyllur nëpër çeli për vite të tëra, kjo është në disipline mendore dhe çfarë kushtesh ka në burg, këtu ne kemi familjen, miqtë, telefonat, tualetet, kuzhinat, ushqimet dhe gjëra si këtë, me pak durim, mendoj që komuniteti, komuniteti mjekësor e ai shkencor që ka të mrekullueshëm në krejt botën do të dalin me diçka që do të ndihmojë dhe do të shpëtojë jetëra dhe njerëzit nuk do të vdesin sikur që po vdesin tash”, ka thënë Alite për inFokus”.

Ndërsa, për gazetën inFokus, amerikani me origjinë shqiptare, i cili pasi fillimisht u tradhtua nga familja mafioze italiane, Gambino, pjesë e së cilës ishte edhe ky, rrëzoi nga “froni” të famshmin John Gotti, bën thirrje, që të durohet pak ditë brenda, pasi dalja e panevojshme në këtë kohë, rrezikon ata që duam më së shumti, familjen tonë.

“Të rinjtë siç po shihet nuk po vdesin nga virusi sikur të vjetërit dhe ata që vuajnë nga sëmundje tjera, pra çka po bëjnë të rinjtë që po dalin jashtë e nuk po qëndrojnë brenda? Po shpërndajnë virusin dhe po i rrezikojnë njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj këtij virusi, ne të gjithë kemi prindër, kemi miq, kemi familje që janë të moshuar dhe duhet t’i respektojmë ata dhe jetët tona”, ka thënë Alite.

Veç kësaj, nëse asgjë tjetër, dalja e panevojshme në këtë kohë, sipas Alites, tregon edhe mungesë respekti për të gjithë ata që na rrethojnë, shkruan gazeta inFokus.

“90 ditë që të mos dalim, ose edhe dy javë, çfarëdo që Qeveria po thotë, por le të themi maksimumin, 90 ditë, 90 ditë ja vlen për jetën tuaj, nëse keni në qejf bixhozin, tash nuk humbni para, humbni jetën tuaj, nuk ka jetë të dytë, nuk ka rast të dytë, pra unë po ju kërkoj që të keni vëmendje, t’i respektoni edhe komshinjtë dhe të moshuarit që e dini që mund t’i ndihmoni. Por të dilni në rrugë, pa asnjë arsye, veç që të takoni miqë, të festoni, të pini, thjesht të shoqëroheni në këtë moment është mungesë respekti për krejt ata që janë në rrethin tuaj, jo veç për veten”.

Ndërsa, këtë lutje më të veçantë e ka për shqiptarët, pasi thotë që janë paksa kokëfortë.

“Pra, unë po shpresoj që njerëzit po ndëgjojnë, të kenë respekt, Shqiptarët dhe komunitetet tjera që janë njerëz të fortë dhe nganjëherë kokëfortë, duhet të kuptojnë që kjo është pandemi në krejt botën e që secili person duhet të ndihmojë tjetrin që ta kalojmë këtë gjë, e me shpresë që do ta kalojmë shpejtë. Zoti i bekoftë të gjithë dhe familjet tuaja, dashuri për të gjithë. Faleminderit”./Gazeta inFokus/

Video më poshtë:

Ish-kryemafiozi John Alite me mesazh për shqiptarët: Qëndroni brenda, respektoni vetën e rrethin tuaj

Posted by Gazeta Infokus on Monday, 30 March 2020

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera