Lajme

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Ura nuk hapet, i acaruam raportet me NATO-n as pa e tentuar këtë

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 11 August 2024

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, thotë se pas “konfrontimit deklarativ me NATO-n”, çështja e hapjes së urës së Ibrit “mbetet dështim”.

Ai konsideron hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë si diçka të pamundur duke thënë se zyrtarët të pushtetit ndikuan më shumë që ura të mos hapet dhe e dëmtuan Kosovën.

“As hapje Ure, as përafrim me NATO. Përkundrazi. Acarim të raporteve me NATO-n pa arritur as të tentohet hapja e Urës”, shkroi ai në Facebook.

-Advertisement-

Ramadani thotë se “nuk ka askush guxim që të hap Urën me zor”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera