Ish-kryeinspektori i AKI-së: “Serbia e Madhe” kërcënim për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 28 June 2023
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka shpjeguar konceptin e “Serbisë së Madhe” dhe “Botës Serbe”.
Ramadani përmes një videoje ka thënë se kjo “ëndërr” e Serbisë, paraqet kërcënim direkt dhe serioz për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, të kërcënuara në veçanti janë Kosova dhe Bosnja Hercegovina të cilat ende nuk janë shtete anëtare të NATO-s.
“Programi i Serbisë së Madhe mbetet kërcënimi kryesor ndaj popujve të Ballkanit. Lidershipi i Serbisë ka një ëndërr nga e kaluara. Ëndrrën e Serbisë së Madhe. Ëndrrën e Botës Serbe. Kjo paraqet një kërcënim direkt dhe serioz ndaj shteteve fqinje në Ballkanin Perëndimor në veçanti është kërcënim ndaj Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës derisa shtetet e tjera veç janë anëtarësuar në NATO.”, shpjegon Ramadani.
“Derisa Serbia mbetet në ëndrrën e vjetër disa shekullore shmangia e përhershme e kërcënimit të Serbisë ndaj shteteve tjera në dimension ushtarak do të arrihet kur Kosova bëhet anëtare e NATO-s dhe pastaj Bosnja e Hercegovina arrijnë të tejkalojë vetin e Serbisë brenda saj.”, tha tutje ai.
Ramadani tha se promovuesit e këtyre ideve fashiste vazhdojnë të mbeten vendimmarrësit kryesorë të politikave shtetërore në Serbi.
“Shumë nga këto pyetje, në realitet, vetvetiu tregojnë edhe kërcënimin serioz që Serbia po u shkakton shteteve fqinje, ne veçanti shteteve që nuk janë anëtare të NATO-s. Në rend të parë, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Sepse, promovuesit e këtyre ideve fashiste mbeten vendimmarrësit kryesorë të politikave shtetërore dhe të sigurisë në Serbi.”
Si promovuesit më të mëdhenj të ” Serbisë së Madhe”, Ramadani përmendi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Drejtorin e Policisë Sekrete, Aleksandër Vulin.
‘Serbia sot është në duart e dy Aleksandarve – Aleksandar Vucic dhe Aleksandar Vulin. Të dy promovues të fortë të Serbisë sëMadhe dhe Botës Serbe. Njëri President i Serbisë dhe tjetri Drejtor i Policisë Sekrete! Dy kërcënuesit kryesorë të sigurisë në Ballkan!”, tha ai.
“Termi Serbi e Madhe (serbisht: Велика Србија Velika Srbija) përshkruan ideologjinë nacionaliste dhe irredentiste serbe të krijimit të një shteti serb i cili do të përfshinte territoret e shteteve tjera të tashme. Politika e Serbisë së Madhe u formulua në vitin 1844 në platformën “Naçertanije”. Kjo ishte një program politik sekret i Principatës së Serbisë, që u hartua nga Ilija Garashanin. Por, si ide ajo ishte formuluar edhe më herët. Personi i parë që artikuloi idenë e pan-serbizmit ishte Dositej Obradović (1739–1811).”,
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...