Lajme

Ish kryediplomatja e Kosovës për anulimin e “Defender Europe 2023”: Ndëshkimi i parë për Kosovën nga SHBA

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 30 May 2023

Ish ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj ka komentuar anulimin e aktivitetet për FSK-në “Defender Europe 2023”.

Sipas saj, ky është ndëshkimi i parë për Kosovën nga vendet aleate si pasojë e veprimeve të Qeverisë së Kosovës në tri ditët e fundit në Veriun e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se nëse institucionet e Kosovës vazhdojnë të mos koordinohen me SHBA dhe BE, pasojat do të jenë edhe më të mëdha për vendin.

-Advertisement-

“Nëse vazhdojmë të mos i koordinojmë hapat me aleatët tradicionalë – SHBA, BE, dhe QUINT në përgjithësi – pavarësisht se jemi plotësisht në të drejtën tonë të plotë shtetërore përballë agresionit të paprovokuar serb – pasojat për Kosovën do të thellohen edhe më tej”, thotë ajo ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Anulimi i aktivitetit më të rëndësishëm për FSK-në “Defender Europe 2023”, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane – është ndër pasojat e para për Kosovën nga situata e krijuar në veri të vendit. Kjo automatikisht minimizon mundësinë e avancimit të rrugës integruese të Republikës së Kosovës në Kartën e Adriatikut, Partneritetit për Paqe, dhe eventualisht të drejtën për Membership Action Plan (MAP) për NATO.
Nëse vazhdojmë të mos i koordinojmë hapat me aleatët tradicionalë – SHBA, BE, dhe QUINT në përgjithësi – pavarësisht se jemi plotësisht në të drejtën tonë të plotë shtetërore përballë agresionit të paprovokuar serb – pasojat për Kosovën do të thellohen edhe më tej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera