Ish-kryediplomati kosovar: Të akuzuarit në Hagë janë harruar nga pushteti
Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 12 August 2024
Ish-kryediplomati, Petrit Selimi, ka vlerësuar se themelimi i Gjykatës Speciale është rrëfim i sakrificës së bërë sidomos nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
”Pak njerëz e kuptojnë sot presionin, më së pari Gjykata Speciale u votua nga Kuvendi me dy të tretat e votave, fillimisht dështoi votimi, sepse mu ata burra dhe gra nuk kanë dashur ta themelojnë, pra ne kemi pasur i madh dhe i vogël që kanë ardhur nga Amerika dhe kanë thënë duhet ta themeloni përndryshe Kombet e Bashkuara e themelojnë dhe të vjen rusi dhe kinezi si gjykatës dhe e themelojnë, dhe në ballafaqimin që me e kthy rezolutën 1244 dhe me kthy gjykatës rusë dhe kinez që ta definojnë drejtësinë në Kosovë, apo me i besu një drejtësie që ka komponentë amerikane dhe evropianë”, tha Selimi në Klan Kosova.
Po ashtu, Selimi tha se është absurde të mendohet se ish-presidenti Thaçi nuk e ka ditur se mund të jetë hetohet nga kjo gjykatë.
”Përkundër faktit që Thaçi e ka ditur se është i përmendur emri 65 herë në raportin e Dick Martyt, raporti ka qenë i qartë, secili prej tyre e kanë dituar se janë potencialisht cak i Gjykatës Speciale, njerëzit thonë Hashimi ka mendu se s’ka me qenë prandaj i ka votuar, ky është një absurd i ndyrë”, tha Selimi.
Selimi tha se të akuzuarit të Hagë janë harruar nga pushteti aktual, i cili s’po merret me shkeljet e të drejtave nga ana e Gjykatës Speciale.
”Fatkeqësia është që Kosova e ndërpreu çfarëdo interesimi për atë që po ndodhë atje se prej Kuvendit tonë që e ka themelu, që ka të drejtë komisionin për çështje ligjore me e thirr me i pyet përse nuk e keni flamurin në gjykatë, ku janë të drejtat e të burgosurve qe tri vjet, domethënë një sakrificë me kosto shumë të lartë për ta shpëtuar Kosovën po del si sakrificë që s’po vlerësohet shumë as prej nesh, as prej votuesve, as prej ndërkombëtarëve dhe sakrificat që i kanë bërë liderët e Kosovës po zhbëhen për shkak se kemi ba shumë gabime strategjike në këto vitet e fundit dhe temat e reja po i hanë ato të vjetrat dhe në tema të reja ne po dështojmë”, tha Selimi.
Të tjera
-
Maqedonci: Çdo kërcënim e marrim seriozisht, nuk i frikësohemi Serbisë
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimet që po...
-
Sinjalet se radiatori mund të jetë i rrezikshëm
Ekspertët në Ideal Heating kanë renditur gjashtë simptoma për t’u kujdesur, p...
-
Selmanaj për Kurtin: Këto 4 vite ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet
Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka përmendur tri marrëveshje që ka bërë Se...
-
Aterrojnë në Kosovë forcat ushtarake britanike
Në orët e mbrëmjes së sotme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem J...
-
Haradinaj për Kurtin: Me politikën e tij shou-biz e fuqizoi Serbinë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kritikoi ashpër qeverisjen e kryeministrit...
-
Biznesmeni Brestovci konfirmon bashkëjetesën me Angjelina Shalën
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, An...
-
Abdixhiku publikon fotografi nga pritja në një familje në Shtime: I nderuar me pritjen që po na bëhet në çdo anë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasditën e sotme ka vizituar fshatin Muze...
-
Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit
Kabineti i kryekuvendarit Glauk Konjufca mbështesin grevën e stafit të mirëmb...
-
Rama emëron pesë zëvendësministrat e rinj, ja emrat që i bashkohen kabinetit
Mbledhja e Këshillit të Ministrave në Shqipëri ditën e sotme ka sjellë disa n...
-
KUJDES: Në treg po qarkullojnë edhe 1 eurot false, shikoni se si kanë dështuar në falsifikimin e kësaj monedhe
Problemi me 2 euro false në Kosovë është bërë jashtëzakonisht i shpeshtë. Por...
-
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Gerti Bogdanit: Ishte përkrahës i palëkundur i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish...
-
Vuçiq: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nu...