Ish-kryediplomati i Maldiveve akuzohet se mori 2 milionë dollarë për njohjen e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 19 November 2019
Çështja e Kosovës e ka ngjallur një skandal në Ishujt Maldive, vend ky që pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë e njohu në shkurt të 2009-tës, gati një vit pas shpalljes së pavarësisë.
Ish-ministri i Jashtëm i Maldiveve, Ahmet Shaheed po akuzohet se mori 2 milionë dollarë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Mediat nga Maldivet kanë raportuar sot se është ngritur një mocion i cili i bën thirrje parlamentit të këtij shteti që hetimit t’i shkohet deri në fund.
Mocioni është ngritur nga deputeti i Kuvendit të Maldiveve, Mohamet Nasheed.
Gjithnjë sipas asaj që raportohet në shtypin e këtij shteti, policia nuk kishte arritur të gjente prova se ish-ministri i Jashtëm ka marrë një shumë të tillë për ta njohur Kosovën.
Më tutje, mocioni i paraqitur në parlamentin e këtij shteti citon edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes të cilave ata pretendojnë se i njëjti ka pranuar se ka shpenzuar para për lobim në të mirë të rritjes së numrit të vendeve që e kanë njohur Kosovën.
Sipas mocionit, fakti që për këtë çështje nuk është kryer hetim i plotë, duhet të rikthehet në vëmendje të parlamentit të Maldiveve dhe qytetarëve të këtij vendi, përcjell lajmi.net.
Madje kërkesat e parashtruara në këtë mocion shkojnë edhe më tutje ; aty kërkohet që të rishikohet vendimi për njohjen e Kosovës, nëse një veprim i tillë është ndërmarrë në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Ishujt Maldive e kanë njohur Kosovën saktësisht më 6 shkurt të vitit 2009. Atë kohë, konfirmimin për njohje e kishte marrë ministri aktual i Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Ishujt Maldive kanë territor 300 kilometra katrorë. Përbëhet nga më tepër se 280 ishuj të grupuar në 19 atole (divizione administrative).
Maldivet kanë 385 mijë e 925 banorë.
Të tjera
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...