Lajme

Ish-kreu i Plisave thotë se disa familje nga Shqipëria kanë mbetur në rrugët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 30 November 2019

Ish kryetari i grupit të tifozëve “Plisat”, Albert Krasniqi ka deklaruar se së paku pesë familje i kanë telefonuar sot për të kërkuar strehim. Sipas tij, këto familje tani kanë mbetur në rrugët e Prishtinës.

“Neve dje na është thënë që të gjitha ndihmat t’i dërgojmë në Kamp të Prizrenit. Por, dje na është telefonuar prej Kampit të Prizrenit dhe na është thënë që ta largojmë numrin nga faqja, meqenëse nuk ka më shumë kapacitet.”, ka thënë Krasniqi, për Express.

Por, thotë se ata nuk po mund të iu gjejnë strehim, meqenëse tash përgjegjësinë për strehim e kanë marrë institucionet.

-Advertisement-

“Prej orës 07:00 të mëngjesit na kanë thirr njerëzit për me i strehu, s’po dijmë çka me ba. Shteti shqiptar edhe Kosova kanë dështu në organizim. Nja 5-6 familje kanë kërku strehim, krejt në rrugë janë. Njerëzit e kanë marrë vesh që Plisat po organizojnë, po tash s’po mujmë me ndërhy kur e ka marr Qeveria në dorë”, ka thënë Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera