Lajme

Ish-kreu i Autoritetit ua kalkulon fitimet tregtarëve – 2 milionë për tri ditë

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 11 March 2022

Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurencës, Valon Prestreshi, ka bërë një kalkulim se sa kanë fituar tregtarët pas rritjes së çmimit të vajit.

Sipas Prestreshit, fitimet e tregtarëve kanë qenë mbi dy milionë euro për dy-tri ditë.“1,000,000 shishe vaj, me cmim bleres 1.45 dhe qmim shites 3.5. Marzh fitimi bruto, 2.05milion. Mi fitu 2.05 milion per 2-3 dite, qdo biznismen, nuk ta bo llaf me hi nburg per nja 2 vjet. Por ktu duhet me bo shteti diqka tjeter. Ata e din veq Autoriteti i Konkurrences”, ka shkruar Prestreshi.

Ndryshe, brenda dy ditësh në Kosovë, çmimi i një litri vaj pësoi rritje astronomike. Nga 1.60 euro, sa u shit të martën një litër vaj, dje kushtoi 3.49 euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera