Lajme

Ish kreprokurorja e Hagës e kënaqur me dënimin e Mlladiqit

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 23 November 2017

Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla Del Ponte ka deklaruar se është e kënaqur me vendimin për Ratko Mlladiqin, për të cilin se është “përgjegjës për krimet e kryera në Ballkan gjatë kohës së luftës”.

“Më duhet të them se Mlladiq është më përgjegjësi për krimet e kryera në Ballkan gjatë kohës së luftës. Veçanërisht jam e kënaqur me dënimin që ka marr Tribunali sepse është dënuar me burg të përjetshëm. Kjo është mirë për viktimat”, ka thënë Del Ponte.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera