Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së, Mustafa: Specialja do t’u japë fund spekulimeve kundër kohës së lavdisë

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 12 January 2018

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, është rreshtuar pro Gjykatës Speciale. Thotë se e njëjta do t’u japë fund spekulimeve kundër kohës së lavdisë. Sipas tij, me dinjitet do të kalohen sfidat, nga akuzat do të dalim faqebardhë

“Lirinë po e gëzojmë të gjithë, UÇK-ja ka përfunduar misionin me sukses, nuk ka rrezik të bëhet degradimi i vlerave të UÇK-së, askush nuk do të tentojë ta bëjë këtë, jemi provuar kaq shumë vite, duhet përfunduar edhe këtë sprovë, nuk kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit drejt perëndimit (Evropës)”, ka shkruar ai.

SHBA-ja e ka dëshmuar edhe më herët përkrahjen për Kombin tonë, Gjykata Speciale do ta vërtetojë këtë, dyshimet për individët duhet rrëzuar, kjo kërkohet tani, luftëtarët e lirisë do të dalin faqebardhë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera