Lajme

Ish komandanti i UÇK-së: Para 2 viteve u sulmuam në veri nga serbët, Bekë Berisha ua ktheu sulmin atyre duke i lënë të shtangur

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 12 May 2021

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shatri në një intervistë për Klan Kosova ka folur rreth sulmit i cili ka ndodhur ndaj një grupi prej 50 personash deri sa po bënin ecje ‘hiking’ në veri të Kosovës.

Përderisa ky grup po ecnin në malet mbi liqenin e Ujmanit, ata u pritën me të shtëna armësh nga dy persona serb në zonën e Zubin Potokut.

Shatri tha se e njejta gjë kishte ndodhur edhe para 2-3 vitesh kur ky i fundit bashkë me deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha kishin dal për ecje në zonat e veriut.
Mirëpo Shatri tregon se atë kohë, serbët ishin zënë në befasi pasi që këta të fundit ishin pritur me të njejtën mënyrë nga grupi ku ishte pjesëmarrës edhe Bekë Berisha.

“Pikërisht kemi qenë ne një grup shokësh duke shetit nëpër bjeshët e Moknës, edhe na kanë dal po u ndeshen në hunëlesh… dhe dikush nga shokët tanë reagoi, pati armën me leje dhe kur ata panë se ne ishim në gatishmëri, serbët u shtangën… kjo ka ndodhur para 3 – 4 vjete kur në mesin tonë ishte edhe Bekë Berisha…”, u shpreh Shatri.

Dhe ka pasur takime te ngjajshme qe jan zbrapsur strukturat paralele te gjandarmarise nga deputeti beke berisha ne zonat kufitare

Shatri kritikon edhe deklaratën e deputetes nga VV, Mimoza Kusari – Lila e cila pati thënë se nuk kemi djem për t’i kthyer në arkivol ose polic për t’i kthyer në arkivolë, sipas ish komandantit të UÇK-së kjo teori bie poshtë, duke thënë se ne duhet vënë në kontrollë gjithë territorin e Kosovës.

Deklaratën e tij mund ta ndiqni në videon më poshtë nga minuta 3:40.

Të tjera