Fokus

Ish-komandanti i Nazim Bllacës vazhdon dëshminë në Speciale

Autori: Halil Berisha 14:27 | 10 July 2019

Veç të martes, intervistimi i ish-komandantit të Batalionit të Dytë “Ruzhdi Salihu” të UÇK-së, Ramiz Qeriqi – Luani, po vazhdon edhe këtë të mërkurë.

Intervistimi i “Luanit” ditën e dytë ka filluar në orën 10, shkruan gazeta inFokus.

Ramiz Qeriqi, ishte komandant i Batalionit të Dytë “Ruzhdi Salihu”, të UÇk-së, batalion ku kishte shërbyer edhe Nazim Bllaca, i cili vite më parë kishte dalur publikisht duke thënë që ishte pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës “SHIK-ut” dhe pranoi se kishte kryer krime që nga rrahjet brutale deri tek vrasjet, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ndërsa, veç asaj që ishte pjesë e UÇK-së dhe e SHIK-ut, vite pasi doli e dha dëshminë e tij publikisht, dolën edhe disa dokumente e incizime që pretendojmë që veç këtyre, Nazim Bllaca ishte edhe pjesë e UDB-së.

Bllaca, gjithashtu kishte përmendur si të implikuar në këto krime figurat kyçe të PDK-së.

Ndërsa, komandanti i tij në luftë, Ramiz Qeriqi, në ditën e parë të intervistimit nga hetuesit e zyrës së prokurorit të specializuar në cilësinë e të dyshuarit, ka thënë se është i nderuar që do të dëshmojë në gjykatë pasi në këtë formë do të tregoj për luftën e drejtë të UÇK-së. /gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera