Ish-komandanti i Koshares: Beteja s’mund të përvetësohet nga askush, të gjithë kishin stemën e UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 12 April 2021
Ish-komandanti në Betejën e Koshares, Hisen Berisha, ka folur lidhur me debatet e fundit për këtë betejë.Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim në facebook duke përkujtuar këtë betejë nuk e përmendi UÇK-në duke shkaktuar reagime. Berisha ka se shumë persona që flasin për luftë nuk marrin përgjegjësi.“Shoqëritë stabile janë rezultat i konsolidimit te binomit transparencë dhe përgjëgjësi. Ky tranzicion po zgjatë shumë, që 20 vite, por duke e parë Shqipërinë që 30 vjet është ende aty nuk mërzitem. Tash kur po flasim shumë njerëz nuk mbajnë përgjegjësi për fjalën publike. Sikur të kishte, shumë njerëz do të merrnin përgjegjësi. Ajo që ka ndodhur është e vërteta. Kjo që flasim ne është relative. Ky sherr zhvillohet përvjetor të Koshares. Kosharja ka peshë të madhe historike, strategjike e politike. Për këtë ka folur armiku vet. Por integrimi i njerëzve në politikë pa përgjegjësi dhe vizion, mundohen të bëhen relevantë duke përmendur tema të ndjeshme politike. Sikur kjo se a tha presidentja UCK, a nuk tha. A e përmendi ministria apo jo etj”, tha ai.
Ai ka folur për Betejën e Koshares dhe vlerën që ka.
“Vlera e saj i kushtohet popullit dhe dëshmorëve. Përvetësimi i saj nga kushdo është i panevojshëm. Ka pasur përfaqësim nga të gjithë shqiptaria. Që nga Cameria. Ushtari Dari e nga të gjitha trojet. Xhemajl Mustafa dhe Sali Cekaj kanë fjetur me një shtrat. Këto elemente e përjashtojnë cdo tendencë për ta trajtuar Kosharen si një element politik. A duhët të thuhet relaiteti, po. Shqiptarët e Kosovës u futën në luftë pa ushtri. Kroacia e kishte. Ne hymë nga vullneti. Kam pasur luftëtarë që thotë për tre muaj ka mbajtur raketën në shpinë. Nuk ka ditur cfarë ka. I kam thënë të mësoj cfarë është por në fund është vrarë pa e ditur cfarë ka. Ka pasur djemë nga Kosova e Shqipëria që erdhën për një ideal të madh. Andaj nuk mund të përvetësohet se kjo luftë është e jona apo këtë urdhër e dhashë unë”, tha ai.Tutje ai ka thënë se cdo ushtar që është nisur drejt kufirit ka pasur emblemën e UCK-së dhe nuk ka pasur asnjë emblemë tjetër.
“Lufta ka qenë reale dhe nuk ka prodhuar përçarje. Eshte e logjikshme se oficerët kanë shikuar nga institucionet. Punën e parë e kanë pasur përgjegjësinë. Koordinator nga ministria ishte emëruar Ahmet Krasniqi që është vendosur në Tiranë. Do ta them të vërtetën gjithmonë. Djem e burra kanë qenë të vendosur në luftën ndaj Serbisë dhe janë vendosur në Shtabin e Përgjithshëm. Vija mobilizuese ishte vendosur nga lëvizja. Dallonin uniformat. Dikush kishte nga Zvicra e dikush nga një vend tjetër. Por kur vinin nga Tirana dhe u nisnin drejt kufirit, të gjithë kishin stemën e UÇK-së”, shtoi ai në T7.
Të tjera
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...