Lajme

Ish-komandanti i Koshares bën thirrje për mobilizim pas testeve të helikopterëve të rinj luftarak që i bëri Serbia

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 08 January 2020

Shteti serb, këtë fillimvit ka testuar disa armë të reja.

Këto armë janë të vendosura në helikopterët e rinj ushtarak H145M, shkruan gazeta inFokus.

E për këtë punë ka reaguar Hisen Berisha, ish-komandanti në Koshare.

-Advertisement-

Berisha ka thënë që vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përjashtuar Serbinë, do duhet që të mobiliziohen në çështjen e sigurisë ndërshtetërore rajonale në koordinim me NATO-n dhe ShBA-në.

“NATO/USA dhe siguria rajonale! Sfida e radhes për sigurinë rajonale. Kroacia, Kosova, Montenegro, RMV, BeH, e do të duhej në këtë kontekst të trajtohen edhe Sanxhaku e Vojvodina hungarezo-gjermane, duhet të mobilizohen në çështjen e sigurisë ndërshtetnore rajonale në koordinim me partnerët strategjik NATON dhe SHBA”, ka thënë Berisha./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera