Ish-komandanti i FSK-së: Ushtrisë i duhen disa vjet, momentalisht s’ka kapacitete për mbrojtje të sovranitetit
Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 11 August 2022
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka thënë se ushtrisë së Kosovës i nevojiten edhe disa vjet për të ngritur kapacitet dhe për ta përmbushur misionin që ka sipas ligjit, e që është edhe mbrojtja e sovranitetit.
Ndonëse thotë se misioni i ushtrisë është i rregulluar edhe me Kushtetute e janë në fuqi dy ligje ke ende punë për të bërë ngase ushtria ende është në fazë të tranzicionit.
“Ne e dimë që në vitin 2018 janë miratuar dy ligjet. Ligji për Forcën e Sigurisë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Që nga atëherë ka filluar faza e tranzicionit. Ushtrisë së Kosovës i nevojiten edhe disa vjet për të ngritur kapacitet dhe për ta përmbushur misionin që ka sipas ligjit dhe Kushtetuese ai është që ushtria është përgjegjëse për sovranitetin dhe mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës dhe qytetarëve”.
“Duke pasur parasysh se jemi akoma larg këtyre kapaciteteve mendoj që ushtria e Kosovës akoma nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme për ta përmbushur këtë mision”, tha ai.Ai vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të investojë më shumë në pajisjet dhe armatimin e Policisë.Madje, ai tha se për këtë nevojitet edhe rritja e numrit të njësiteve për operacione speciale brenda territorit të Kosovës, raporton EO.
“Policia është duke bërë një punë të shkëlqyer. Qeveria e Kosovës do te duhet të investojë më shumë në pajisjet dhe armatimet e policisë dhe të rritë numrin e njësiteve për operacione speciale brenda territorit të Kosovës e cila do të ishte e aftë ti luftojë të gjitha këto fenomene që janë duke ndodhur në Kosovë krimin e organizuar, korrupsionin. Po të investohej më tepër Policia e Kosovës do t’i kryente të gjitha obligimet të cilat i ka sipas ligjeve”, tha Kastrati.
Ditë me parë ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se FSK-ja po punohet çdo ditë në fuqizimin e ushtrisë për të mbrojtur çdo cep të Kosovës.
Për këtë ka reaguar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsa Stefanoviq. Ai ka thënë se s’ka asnjë ligj ndërkombëtar që i lejon Kosovës të formojë ushtri, duke shtuar se vetëm KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur sipas rezolutës 1244 të OKB-së.
Të tjera
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...