Lajme

Ish-këshilltari viziton Hashim Thaçin në Hagë, tregon për çfarë biseduan

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 23 October 2021

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla ka treguar se ka vizituar ish-presidentin e Kosovës në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në ‘facebook’ ka treguar se gjatë kësaj vizitë kanë biseduar për temat jetësorë.

“Sot e vizitova Presidentin Thaçi në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut. Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide!”, ka shkruar ai. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera