Lajme

Ish-këshilltari i Thaçit bën kalkulime: Me paratë që shpenzoi Kurti për 1 votë të Boiken Abazit do të bliheshin 250 vaksina

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 25 April 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar ditën e sotme në Shqipëri për të marrë pjesë në zgjedhjet e këtij vendi për Kuvend. Një veprim i tillë i të parit të qeverisë është kritikuar shumë në Kosovë. Një prej atyre që kanë reaguar është edhe Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Adil Behramaj që shërbeu si këshilltar i Hashim Thaçit kur ky i fundi ishte në postin e presidentit ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili votoi sot në zgjedhjet e Shqipërisë.

Sipas Behramajt, Kurti shpenzoi paratë e kosovarëve për të votuar në një shtet tjerër.

Behramaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë disa llogari nëpërmjet të cilave thekson se vota e sotme Kurtit i kushtoi 2 mijë euro të kosovarëve.

Reklamë
“Si përfundim, me këtë buxhet do të bliheshin së paku 250 vaksina për qytetarët e Kosovës ose nëse vlerësojmë me politikën sociale të Kurtit, mund të bliheshin rreth 8 mijë bukë!’, shkroi ai.

Shkrimi i plotë i Behramajt në Facebook:

Qe shpenzimet e Kurtit nga taksat tona për një votë të tij për Bojken Abazin.

5 xhipa nga 100 euro karburant, 500 euro. Së paku 10 policë të mbrojtjes së afërt nga 35 euro mëditje, 350 euro. Kurti dhe ekipi i tij, po ashtu, së paku 10 veta nga 35 euro mëditje, 350 euro. Ndërsa, një drekë për të gjithë këta shkon deri në 2 mijë euro!

Si përfundim, me këtë buxhet do të bliheshin së paku 250 vaksina për qytetarët e Kosovës ose nëse vlerësojmë me politikën sociale të Kurtit, mund të bliheshin rreth 8 mijë bukë!

Të tjera