Lajme

Ish këshilltari i Thaçit: Albin Kurti po i përdor Policët për fushatë politike

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 20 September 2021

Këshilltari i ish presidentit, Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar pas aksionit të Policisë në veri të Mitrovicës.

Behramaj ka thënë se kryeministri Kurti një aksion të tillë po e bënë për fushatë politike, shkruan Gazeta Infokus.

“Albin Kurti është duke e çmontuar Republikën e Kosovës. Pas afër 14 vjet pavarësi dhe shtensionim të raporteve ndëretnike, ai i shqetësuar për fatin e tij politik më 17 tetor po bën fushatë politike edhe me policinë. Kjo është një tendencë politike për rikthimin e barrikadave dhe për ngritjen e tensioneve ndëretnike, që ta largojë vëmendjen nga fushata zgjedhore dhe nga humbjet që po e presin”, ka shkruar Behramaj.

-Advertisement-

Sipas tij, Kurti e ka bërë këtë skenar për ta mbajtur vetën në pushtet, shkruan Gazeta Infokus.

“Albin Kurtit tashmë i janë harxhuar të gjitha rrenat politike dhe përmes skenarëve të pistë të destabilizimit, pasi lejoi të rritej importi nga Serbia për 143%, kinse në emër të reciprocitetit po mundohet ta mbajë veten në pushtet me çdo kusht.Pas dështimit që t’i shtyjë zgjedhjet, tash e shpiku këtë skenar të ri me kosto tepër të lartë për shtetin e Kosovës.Ka mundësi që Njësinë Speciale e ka dërguar të marrë edhe ndonjë kontingjent të vaksinave antiCovid!”, ka thënë mes tjerash ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera