Lajme

Ish-këshilltari i Thaçit: Ai që do i prijë listës së VV-së do jetë viktima e radhës politike e Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 22 January 2021

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka komentuar situatën e fundit politike në Kosovë dhe mos-certifikimin e Albin Kurtit për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.Me anë të një postimi në Facebook, Behramaj ka thënë se ai që do t’i prijë listës së VV-së do të jetë sipas tij “viktima” e radhës politike e kreut të kësaj partie, Albin Kurti.

“Ai që do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë viktima e radhës politike e Albin Kurtit. Konjufca e ka nisur fushatën publike të besnikërisë nga frika e “gijotinës” së tij. Kriter i vetëm i besnikërisë aty janë sulmet dhe kërcënimet e institucioneve shtetërore, si rrugë e duhur për Krejt dhe Drejt vetëvendosjes. Kudo në botë, ndër të tjera, institucionet ua ruajnë qytetarëve të tyre edhe njerëzillëkun. Ato nuk kanë sesi të mbrohen vetë, por duhet të mbrohen, po ashtu, nga vetë njerëzit”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera