Sport

Ish-kapiteni i Romës në gjendje të rëndë, shtrihet në spital

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 09 April 2021

Ish-kapiteni i Romës, Daniel De Rossi, është shtruar në spital për shkak të koronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas raportimit të gazetës italiane, ‘Il Tempo’, thuhet se 37 vjeçari pas disa komplikimeve shëndetësore është shtrirë në spital pas një gjendje të komplikuar.

Gazeta raporton se ish-mesfushori është shtruar në spital në Romë, vetëm disa javë pasi kishte filluar përvojën e tij me Azzurrin.

-Advertisement-

Ish-kapiteni i Romës doli pozitiv pas shpërthimit të koronavirusit në skuadrën e Italisë gjatë ndeshjeve kualifikuese të muajit mars për Kampionatin Botëror./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera