Sport

Ish-kapiteni i Manchester City: Guardiola nuk rri në një ekip më shumë se 3 vite

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 23 May 2019

Karriera e tyre pati pikëtakim në sezonin 2016-2017, i pari i Pep Guardiolës në stolin e Manchester City. Ai ishte sezoni i fundit i Pablo Zabaleta me “qytetarët”, aktualisht lojtar i West Ham. Një sezon, megjithatë, ishte i mjaftueshëm për ish-kapitenin e “qytetarëve” për të krijuar një ide shumë të saktë mbi trajnerin katalanas, i cili në këto ditë po përflitet për stolin e “Zonjës së Vjetër”.

Duke folur për mikrofonët e “BeIN Sports”, argjentinasi diskutoi mbi negociatat e mundshme, që e shohin Pep te Juventusi: “Ai nuk është trajneri, që i pëlqen të qëndrojë më shumë se 3-4 vite në të njëjtën skuadër. Guardiola është njeri shumë i pasionuar dhe ka nevojë për sfida të reja. Nuk e di nëse do të qëndrojë te Manchester City për shumë vite. Sigurisht, do të jetë e vështirë të zëvendësohet një trajner si ai. Ekipi luan shumë mirë. Unë shpresoj se mund të qëndrojë aty, por ai do të vendosë”.

Trajneri katalanas sapo përfundoi sezonin e tretë në stolin e Manchester City si kampion i Premier League, veç të tjerash. A është koha të largohet? Precedenti 3-vjeçar ekziston, sepse pas një periudhe të tillë kohore, Guardiola vendosi ta lërë Bayern Munich për “qytetarët”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera