Lajme

Ish-kandidat i VV-së për kryetar komune, viktimë e aksidentit tragjik në Deçan

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 25 February 2023

Në rrethana tragjike gjatë ditës së djeshme ka vdekur edhe një person në Deçan.

Policia e Kosovës sot njoftoi për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavicë të Deçanit.

Sipas policisë deri te vetaksidenti ka ardhur derisa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë-Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga.

-Advertisement-

Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në kursin nga drejtimi i Gjakovës dhe në atë moment goditet nga nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkaqe të natyrës së
lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë.

I njëjti më vonë ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Bilall Hadergjonajt, i cili ishte, kandidat i VV-së për zgjedhjet për kryetar të komunës së Deçanit në vitin 2013.

Për vdekjen e tij kanë reaguar shumë figura publike, përfshirë kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj e ish-kryetari, Rasim Selmanaj./Reporteri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera