Lajme

Ish- imami flet për shenjat e para të radikalizmit në Kaçanik (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 30 June 2017

Musli Vërbani që ka shërbyer si krye-imami i Bashkësisë Islame të Kaçanikut thotë se që nga paslufta ka filluar të vërejë shenjat për nisjen e një fryme radikaliste të islamit në Kaçanik.

Vërbani ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin “Jeta në Kosovë” se si kishin filluar shenjat e para që ai i quan nisje të ideologjisë vehabiste në Kaçanik.

Ai tha se nga viti 2001 kishin filluar disa veprime të vogla dhe sulme ndaj tij që ishte kundër kësaj ideologjie.

-Advertisement-

“Në Kaçanik për herë të parë tespihët janë larguar prej xhamive që është shenjë e vehabizmit, pastaj të bërtiturit amin me xhemat dhe përpos kësaj në çrregullimin e reshtave të xhematit…”, tha Vërbani.

Sipas Vërbanit, ai kishte mundur që në atë kohë të parashikoj se do të ndodhin ngjarje të tilla si shndërrimi i disa prej personave të Kaçanikut në terroristë.

Në anën tjetër, Ardiana Tusha nga Këshilli Rinor në Kaçanik, gjithashtu konsideron të papranueshme njoftimin nga xhamia për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit.

“Mu nuk më ka ardh mirë hiq, na Kaçaniku jemi një vend i vogël dhe nihemi në mes veti por asnjë institucion nuk guxon me shku në pame ose ngushëllim tek terroristat që na kanë pru faqen e zezë”.

Në këtë emision gjithashtu mund të ndiqni rrëfimin e Uta Ibrahimit për ngjitjen e saj në majën më të lartë në botë dhe dëmet me vlerë miliona euro në Kosovë.

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera