Ish i dashuri i publikoi fotot intime në sajte +18, gruaja fiton 1.2 mld dollarë dëmshpërblim

Autori: Gazeta inFokus
09:25 | 16 August 2023
Një grua nga Teksasi ka arritur të fitojë 1.2 miliardë dollarë dëmshpërblim, pasi juria në gjykatë vendosi se ajo ishte viktimë e një skeme hakmarrëse pornografike të ish të dashurit të saj.
Gruaja, e njohur vetëm me inicialet DL në dokumentet gjyqësore, ngriti një padi për ngacmim kundër ish të dashurit të saj në vitin 2022, ku pretendonte se ai postoi foto intime të saj në internet për ta “turpëruar publikisht” pas ndarjes.
Sipas dokumenteve të gjykatës, gruaja dhe ish i dashuri i saj filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2016. Me besim të plotë gruaja i ka dërguar ish të dashurit foto intime të saj gjatë lidhjes.
Por, kur u ndanë në vitin 2021, ish i dashuri i ka postuar fotot e saj intime në platformat e mediave sociale dhe faqet e internetit të të rriturve pa pëlqimin e viktimës.
Ai dyshohet se fotot ja u nisi po ashtu miqve dhe familjes së saj përmes një dosjeje në Dropbox, që ishte lehtësisht e aksesueshme nga publiku.
Ish i dashuri i saj u akuzua gjithashtu se kishte akses në telefonin e viktimës, llogaritë e mediave sociale dhe e-mailin e saj, si dhe në sistemin e kamerave të sigurisë në shtëpinë e nënës së saj, të cilat i përdori për ta spiunuar atë.
Në një moment, i pandehuri dyshohet se i dërgoi gruas një mesazh, ku e kërcënonte me publikimin e imazheve.
“Ti do ta kalosh pjesën tjetër të jetës duke u përpjekur dhe duke dështuar të fshish veten nga interneti. Të gjithë ata që takoni do ta kenë dëgjuar ndonjëherë historinë dhe do të të kërkojnë në internet“, shkruhej në mesazh.
Avokatët e gruas në gjykatë argumentuan se ish i dashuri i saj postoi fotot “për të shkaktuar një kombinim të abuzimit psikologjik, dhunës në familje dhe abuzimit seksual përmes fotove” te viktima.
Avokatët fillimisht i kishin kërkuar jurisë 100 milionë dollarë dëmshpërblim.
“Shpresojmë që shuma marramendëse e këtij vendimi të dërgojë një mesazh parandalimi dhe të ndalë të tjerët të përfshihen në këtë aktivitet të neveritshëm”, tha një nga avokatët e viktimës.
Juria më pas vendosi se ish i dashuri duhet t’i paguajë gruas 200 milionë dollarë për ankthin mendor të shkaktuar në të kaluarën dhe që do ta ndjekë edhe në të ardhmen, si dhe 1 miliardë dollarë si dëmshpërblim shembullor. /A2CNN

Të tjera
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin ...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...