Rozë

Ish i dashuri i Pamela Anderson ngacmon gazetaren shqiptare (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 27 December 2019

Gazetarja simpatike e sportit, Sabina Mete, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau me ndjekësit shumë incidente dhe situata të sikletshme që i kishin ndodhur gjatë raportimit live dhe jo vetëm.

Për herë të parë, 23 vjeçarja zbuloi që pak kohë më parë i kishte ardhur një mesazh në llogarinë e saj në Instagram nga Adil Rami, futbollisti i njohur i kombëtares franceze.

Ai kishte shprehur dëshirën që Sabina ta intervistonte, ndërkohë që kjo e fundit nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi derisa kishte mësuar nga kolegët se bëhej fjalë për ish- të dashurin e Pamela Anderson.

-Advertisement-

Sabina pranoi se biseda me të nuk vijoi për shumë gjatë, por u ndërpre pas disa mesazheve që ata shkëmbyen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera