Lajme

Ish-gazetari aderon në PDK

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 17 January 2021

Ish-gazetari i ekonomisë, prej vitësh zëdhëns i Telekomit të Kosovës, Menduh Abazi, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kandidati i PDK-së, për kryeministër, Enver Hoxhaj, e ka prezantuar Abazin, duke thënë se ai iu bashkua ekipit fitues të Rimëkëmbjes.

“I lumtur që në mesin e ekipit fitues të Rimëkëmbjes u bashkua me ne edhe Menduh Abazi, ish gazetar shumëvjeçar dhe profesionist”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Abazi do të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Postimi i plotë:

“Bashkë me të si kandidat për deputet dhe me listën tonë fituese të rimëkëmbjes do ta kthejmë dinjitetin e vendit, do ta rimëkëmbim atë dhe do ta kthejmë epokën e artë të qeverisjes!”, ka theksuar Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera