Sport

Ish-futbollisti i Real Madridit humb 61 milionë euro në poker!

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 23 May 2019

Gjatë karrierës së tij të gjatë ka veshur fanellat e Velje, Hamburg, Everton, Real Madrid dhe Cetlic, para se të varte këpucët në gozhdë në 2008-ën.

Po flasim për Thomas Gravesen, ish-mesfushor danez.

Aktualisht,  ish-lojtari i “Los Blancos” jeton gjashtë muaj të vitit në Los Angeles dhe, falë disa investimeve të goditura, ka arritur një pasuri prej 113 milionë eurosh.

-Advertisement-

Problemi është se ai ka pasur edhe humbje marramendëse për shkak të pokerit
Gravesen, siç ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Marca”, ka një pasion të madh për letrat e bixhozit dhe ka humbur një total prej 61 milionë eurosh.

Një ves i kushtueshëm për ish-digën e mesfushës.

Gravesen është njohur gjithmonë për sjelljet e pahijshme brenda dhe jashtë fushës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera