Rozë

Ish e dashura e Dybala-s tregon arsyen e ndarjes! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 19 November 2018

Bukuroshja argjentinase, ish e fejuara e Paulo Dybalës, Antonella Cavalieri ka treguar për mediat italiane, shkaqet që çuan në përfundimin e marrëdhënies mes saj dhe sulmuesit argjentinas të Juventusit.

E ftuar në emisionin “Domenica live” në Canale 5, Antonella tregon se si u njoh me numrin 10 të bardhezinjve, raportin e tyre gjatë lidhjes dhe shkaqet që çuan në fundit e bashkëjetesës së çiftit.

“Jemi njohur kur ishim 18 vjeç, unë isha studente dhe ai nuk ishte kaq i famshëm. Nëpër lajme shikoja çdo ditë nga një lajm, sikur Dybala dilte me femra të tjera dhe ai vazhdimisht më kërkonte që të mësohesha me këto thashetheme. Unë vetë nuk e kam parë asnjëherë me vajza të tjera, por shoqet e mia po. Nuk e lashë unë, por ishte një vendim që e morëm së bashku, në mars të këtij viti. Nuk jam penduar aspak, pasi jam e lumtur dhe vazhdoj jetën time. Më ka ardhur keq që Paulo nuk më dedikonte asnjë prej golave të tij, ndonëse shënonte shpesh”, – deklaroi bukuroshja argjentinase.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera