Ish-drejtori i Policisë: Situata e tensionuar, sa më shpejt të hapen rrugët në veri
Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 25 September 2021
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj deklaron se bllokimi i rrugëve në veri të vendit nuk mund të vazhdojë edhe për shumë kohë. Thotë se barrikadat duhet të hiqen sa më shpejtë dhe se Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hapur rrugën atje.
Qalaj thotë se qëndrimi sa më i gjatë i serbëve në rrugë në Jarinjë e Bërnjak, mund ta tensionojë edhe më shumë situatën, teksa shton se është më se e nevojshme që këto rrugë të hapen sa më shpejt.
Ish-kreu i policisë në një intervistë për KosovaPress, flet edhe për rusët që u panë në mesin e serbëve në veri, për çka thotë se rusët do të përkrahin gjithmonë ekstremistët serbë që të destabilizojnë Kosovën.
“Intervenimi ose jo i policisë, besoj se duhet të bëhet atëherë kur të pjekën kushtet. Për momentin jam shumë i sigurt që ata janë duke pritur një sinjal nga qeveria e Kosovës, e mos të harrojmë që është vetëm Policia e Kosovës ajo që mund të bëjë intervenimin për hapjen e rrugës. Nuk është një operacion i lehtë… por policia i ka kapacitetet. Sa është urgjente, varet prej zhvillimeve politike që janë duke ndodhur e që ne ndoshta nuk i dimë. Mirëpo konsideroj që në pafundësi s’mund të qëndrohet në këtë mënyrë, me bllokim të rrugëve”, thotë ai.
Qalaj thotë se përkundër që situata në pamje të jashtme duket e qetë, gjendja në veri është e tensionuar.
Sipas tij, ata serbë që po qëndrojnë tash 6 ditë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, po synojnë që të përshkallëzojnë situatën. Ndërkohë që thotë se është Policia e Kosovës ajo që po tregohet korrekte dhe nuk po bie në provokimet qëllimkëqija të serbëve.
“Unë konsideroj që përtej kësaj fasade që duket e qetë situata është shumë e tensionuar, meqenëse ju e dini që ata njerëz që janë aty duken ndenjur shumica prej tyre nuk janë edhe me dëshirën e tyre janë të detyruar nga struktura qoftë komunale apo edhe ato tjera paralele të sistemit serb dhe konsideroj që sidomos tash fushata e fundit propaganduese e Serbisë në lidhje me disa raste që kanë ndodhur, kinse Policia e Kosovës po e maltreton dikënd nëpër rrugët nëpër komunat me komunitet serb, besoj që nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveç tentativës për të paraqitur dhe me e tensionu situatën sa më shumë”, thotë Qalaj.
Ish-kreu i Policisë thotë se pavarësisht propagandës së Serbisë për të nxitur presion ndërkombëtar ndaj Kosovës nuk duhet të ketë tërheqje nga ana e qeverisë për zbatimin e reciprocitetit në targa.
“Marrëdhëniet e Serbisë dhe të Kosovës janë të njëjta, vetëm janë shpërfaq dallimet që i kemi dhe apetiti i Serbisë që të përzihet në punët e brendshme të Kosovës. Unë mendoj që vendimi i qeverisë duhet të zbatohet deri në fund, absolutisht nuk duhet të tërhiqet, pavarësisht presioneve që mund të bëhen nga qarqet ndërkombëtare, ku në të njëjtën kohë duhet të shkohet kah zgjidhja më e shpejtë që rrugët të hapen”, thekson ai.
Sa i përket prezencës së rusëve që të enjten janë parë në mesin e serbëve në veri, Qalaj thotë se është e pritshme një gjë e tillë nga ata që nuk ia dëshirojnë të mirën Kosovës.
“Asgjë e re. Ka pasur situata edhe në të kaluarën që elementë, të cilët nuk ia dëshirojnë të mirën Kosovës, të futen në Kosovë dhe të operojnë kundër Kosovës, kundër institucioneve të saj, dhe kjo që ka ndodhur… do të ndodh edhe në të ardhmen që gjithmonë t’i përkrahin ekstremistët serbë që të destabilizojnë Kosovën. E fati i mirë është që ditë për ditë po shihet që Kosova ka institucione të konsoliduara, të cilat janë në gjendje të përballen me çfarëdo sfide”, thotë ai.
Tash 6 ditë disa serbë në shenjë proteste kundër vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për reciprocitet në targa, kanë bllokuar rrugët në pikat kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak.
Gjatë këtyre ditëve ata kanë provokuar vazhdimisht Policinë e Kosovës, ndërkaq të enjten kanë inskenuar kinse tre prej tyre janë rrahur nga Njësia Speciale e Kosovës./KosovaPress
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...